axha-i-glauk-konjufces-sot-u-emerua-keshilltar,-kurti-ne-fushate:-s’mujna-me-i-mushe-ministrite-kusheri

Axha i Glauk Konjufcës sot u emërua këshilltar, Kurti në fushatë: S’mujna me i mushë ministritë kushëri

“E rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pasë njerëzit ma të ndershëm e ma të dijshëm, nuk mujna me i mbushë ambasadat, siç nuk mujna me i mbushë as ministritë me kushëri, kushëritë janë për te shpija, familja është për te shpija. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendëpsministër, deputet, kryeministër a drejtor, duhet mu ba veç qaj person, jo me shku me krejt fisin aty, fisi është për dasëm, për gazmend privat, ska dasma nëpër ministrija.”, kishte thënë Kurti.

Por, sot gjatë ditës është bërë publike se Rabit Konjufca është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Përveç Konjufcës, Arben Vitia ka emëruar këshilltar politik Sami Ukën, vëllanë e deputetit të VV-së, Fitim Uka.

Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje ishte zotuar se do të ndalte punësimet partiake e nepotizmin sa ishte parti opozitare. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

399 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 11 mijë raste të reja në Gjermani

Radio-Ahireti

Rama shpërthen me akuza ndaj partive në Shqipëri e Kosovë: Ata që i fryjnë zjarrit të detit me Greqinë janë maskarenj

Radio-Ahireti

Sot mot me diell dhe ftohtë

Radio-Ahireti

Shoqata e Gastronomëve e fton Qeverinë Kurti për bashkëbisedim: Nuk duam protesta, por bashkëpunim

Radio-Ahireti

Parlamenti studentor kundër mbylljes së Konvikteve

Radio-Ahireti

Euronews shkruan për kërkesën që iu bë Joe Biden-it për zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Radio-Ahireti