babai-i-te-dy-deshmoreve-gjendet-i-vdekur-ne-pusete,-rasti-nen-hetime

Babai i të dy dëshmorëve gjendet i vdekur në pusetë, rasti nën hetime

Familjarët e të ndjerit nuk pranuan të deklarohen para kamerës për këtë rast.

Por, T7 mëson se gruaja e djalit, vjehrrin e saj e gjeti të vdekur në oborr pasi që ai kishte provuar të rregullojë disa probleme që kishin me ujë.

Ndërkohë edhe vetë nipi i të ndjerit bëri me dije për televizionin se gjyshin e tij e kishte lëshuar zemra dhe se kjo ishte arsyeja e vdekjes së tij.

Ani pse familjarët thonë kështu, njëtë nuk thonë nga Policia e Kosovës.

Ata e kanë cilësuar këtë si vdekje të dyshimtë.

Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë Rajonale të Mitrovicës tha se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Prokurori dhe se është dërguar për hetim në ekspertizë.

80 vjeçari H.B ishte babai i dy dëshmorëve të cilët dhanë jetën në masakrën e 22 majit. Për këtë arsye edhe rruga ku gjendet shtëpia mban këtë emër.

TË ngjajshme

Abdixhiku: Zyrtarët e LDK-së që dorëzuan detyrat sot dhanë shembull në skenën politike dhe institucionale

Radio-Ahireti

Sa paguhen kosovarët në Gjermani?

Radio-Ahireti

Klinika Infektive fillon trajtimin e pacientëve me koronavirus me plazmën e gjakut

Radio-Ahireti

Norvegjia nis kufizimet për të ndaluar shpërthimin e virusit

Radio-Ahireti

Sondazhi: Garë midis Konjufcës e Osmanit për t’i prirë listës nëse Kurtit s’i lejohet të kandidojë

Radio-Ahireti

Gjermani, skandali i maskave/ Dorëhiqet ligjvënësi i CDU, përfitoi 250 mijë euro

Radio-Ahireti