be-ja-vazhdon-presionin-ndaj-kurtit:-dialogu-te-filloje-sa-me-shpejt

BE-ja vazhdon presionin ndaj Kurtit: Dialogu të fillojë sa më shpejt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e kryeministrit të Kosovës.

“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës iu dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’iu mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor: “Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”.

The post BE-ja vazhdon presionin ndaj Kurtit: Dialogu të fillojë sa më shpejt appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve me Covid

Radio-Ahireti

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e LDK-së për votimin e presidentit

Radio-Ahireti

Kongresistja e SHBA-së: Sulmet izraelite në Gaza, “akt i terrorizmit”

Radio-Ahireti

Spitalet në qytetet braziliane pranë kolapsit, shkak Covidi

Radio-Ahireti

Brazili në emergjencë, vetëm gjatë marsit vdiqën mbi 60 mijë pacientë nga COVID-19

Radio-Ahireti

Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj

Radio-Ahireti