BE mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë”, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen “Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative”.

Në ngjarje do të shpalosen gjetjet kryesore të raportit teknik për zbatimin e sanksioneve alternative, i hartuar nga eksperti i binjakëzimit, ndërsa po ashtu do të diskutohet statusi aktual i sektorit sprovues në Kosovë.

Projekti në vlerë prej 2,000,000 euro financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Agjencia për Sanksione Penale e Finlandës.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë,

Luigi Brusa, Shef i Seksionit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së dhe Pia Stjernvall, ambasadore e Finlandës në Kosovë. /kp/Telegrafi/

TË ngjajshme

Oda e Hotelerisë-ministrit Vitia: Të hapen sallat e dasmave, bizneset po falimentojnë

Radio-Ahireti

Londër, Besnikët e juntës nuk lënë ambasadorin e Mianmarit të futet në zyrën e tij

Radio-Ahireti

“Subvencioni 2021”, arrestohen 9 qytetarë për dallavere me subvencione në Ministria e Bujqësisë

Radio-Ahireti

Të moshuarit duan të vaksinohen, por nuk dinë se ku të regjistrohen

Radio-Ahireti

Rusi – Moska sanksionon tetë zyrtarë të BE-së

Radio-Ahireti

Organizata studentore “Reforma”, bën thirrje të ndalet ndërhyrja e politikës në UP

Radio-Ahireti