be-miraton-pasaporten-e-vaksinimit,-kushtet-dhe-kur-futet-ne-fuqi

BE miraton pasaportën e vaksinimit, kushtet dhe kur futet në fuqi

27 vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord zyrtarisht sot të miratojnë certifikatën e vaksinimit, si një hap drejt rihapjes së turizmit këtë verë, ndërsa detajet do t’i negociojnë në maj. Qëllimi është që certifikata të hyjë në fuqi deri në fund të Qershorit.

Certifikatat do të lejojnë ata që janë vaksinuar, të cilët janë shëruar nga Covid-19 ose që kanë një test diagnostikues negativ të udhëtojnë më lehtë në BE.

“27 vendet anëtare nënvizuan angazhimin e tyre për të pasur kornizën gati deri në verën e 2021, sipas një dokumenti të miratuar nga ambasadorët e BE”, shkruan Reuters.

Marrëveshja midis shteteve anëtare përfshin dispozita anti-diskriminuese për ata që nuk mund ose nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Ndërsa shteteve anëtare do t’u kërkohet të njohin vaksinat e miratuara nga BE, vende të caktuara do të jenë gjithashtu në gjendje të lëshojnë certifikata që mbulojnë vaksinat, të tilla si Sputnik ose Sinovac, të cilat janë të aprovuara vetëm në territorin e tyre.

Vendet e tjera të BE do të vendosin nëse do të pranojnë një certifikatë për dozat që nuk janë aprovuar nga rregullatorët e BE, pra për vaksinat ruse apo kineze./Abcnews

The post BE miraton pasaportën e vaksinimit, kushtet dhe kur futet në fuqi appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Një 16-vjeçar nga Vitia humb betejën me COVID-19

Radio-Ahireti

6,402 raste aktive me coronavirus në Kosovë, të mërkurën pritet të arrijnë 38,400 doza të vaksinës antiCOVID

Radio-Ahireti

PDK merr vendim nëse do ta mbështesë Osmanin për presidente

Radio-Ahireti

26 të vdekur dhe 171 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti

Reshjet e mëdha të borës, kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë

Radio-Ahireti

76 nxënës përfunduan leximin e Kuranit në Xhaminë e Çarshisë në Rahovec

Radio-Ahireti