Image default

Bekim Jashari nuk voton, revoltohet pas vendimit të KQZ-së për ndaljen e kamerave në vendvotime

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ndalë kamerat në vendvotime në shenjë revolte ka vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Jashari në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se prania e kamerave në klasë do të evidentonte çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit.

Lexoni të plotë postimin:

Të dashur qytetarë,

Pas zhvillimeve të djeshme ku si kryetar i komunës kam kërkuar që të mos ndalen kamerat në vendvotime për të pasur një proces të rregullt zgjedhor dhe pasi që KQZ-ja ka marrë vendim që të ndal kamerat, sot kam vendosur që të mos marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Ky vendim vjen në shenjë proteste ndaj vendimit të KQZ -së, e cila në vend që të jetë në shërbim të mbrojtjes së votës, votimit dhe numërimit të rregullt ajo vendosi që t’i ndal kamerat në vendvotime të komunës sonë. Ndërkohë që liderët e partive politike  gjatë votimit shoqërohen nga mediet dhe kjo nuk i pengon KQZ-së.

Prania e kamerave në klasa evidenton çdo parregullsi që mund të ndodhë gjatë procesit të votimit apo numërimit dhe kështu nuk ka aspak të bëjë me shkelje të privatësisë sepse nga kamerat e vendosura në vendvotime nuk shihet hapësira brenda kabinës së votimit dhe kështu votimi është i fshehur.

Kjo dëshmohet edhe nga fotografia e bashkëngjitur më poshtë, e derguar nga njëri nga drejtorët e shkollave të komunës sonë, dje gjatë përgatitjeve paraprake  që janë bërë.

Askush nuk duhet t’i frikësohet transparencës dhe masave konkrete në shërbim të zhvillimit të një procesi demokratik zgjedhor, përkundrazi vullneti i secilit qytetar është i shenjtë dhe nuk duhet lejuar që të deformohet”.

The post Bekim Jashari nuk voton, revoltohet pas vendimit të KQZ-së për ndaljen e kamerave në vendvotime appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

5,279 raste aktive me coronavirus në Kosovë, infektologu Ramadani flet për variantin e ri

Radio-Ahireti

KFOR-i nesër zhvillon një stërvitje me helikopterë të shumtë në mbarë Kosovën

Radio-Ahireti

Fëmijët e kthyer nga Siria, sërish në shkolla

Radio-Ahireti

Vrasje e rëndë në Prishtinë, babai qëllon për vdekje djalin e tij

Radio-Ahireti

Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për t’ia financuar fushatën elektorale

Radio-Ahireti

Organizatë turke e intelegjencës sjell në Turqi një anëtar të lartë të arratisur të FETO-s

Radio-Ahireti