Image default

Bëni një dezinfektues që i shkatërron bakteret dhe viruset

Celulari
është një nga pajisjet më të ndyra që e prekim për çdo ditë. Atë e mbështesim për
fytyre dhe shpesh e prekim me duar të ndyra, prandaj kjo është arsyeja pse celulari
paraqet një sipërfaqe ku grumbullohen baktere dhe viruse të ndryshme.

Dezinfektuesin
e celularit tuaj mund ta bëni vetë. Në vijim do të shikoni se si.

Përbërësit:

  • Ujë i distiluar
  • Alkool izopropil (70%)
  • – një shishe të vogël me spërkatës.

Procedura:

  • Mbushe shishen gjysmë me ujë dhe mandej shtoni alkool në përmasë të njëjtë.
  • Mbylleni kapakun, tundeni mirë dhe kështu dezinfektuesi është gati për përdorim.
  • Spërkatni leckën me pak dezinfektues, por nga një distancë në mënyrë që leckë të mos laget shumë, por vetëm të njomet.
  • Fshijeni pjesën e pasme të celularit me leckë.
  • Mandej spërkatni përsëri pak dezinfektues në leckë dhe përsërisni procesin në pjesën e përparme të celularit.

Këshilla të rëndësishme:

  • Alkool izopropil Mund të blini në barnatore,
  • Mos e përdorni alkoolin e pastër për pastrim të celularit, pasi është shumë agresiv dhe mund ta dëmtojë ekranin dhe kutinë plastike të celularit.
  • Mos e spërkatni lëngun drejtpërdrejt në celularin tuaj pasi që edhe sasia më e vogël e lagështirës mund të dëmtojë mikrofonin, altoparlantin dhe baterinë.
  • Shishen dhe leckën mund t’i ruani në çantën tuaj dhe ta përdorni sa herë që dëshironi, dhe sigurohuni që do ta dezinfektoni telefonin tuaj celular sa herë që dilni jashtë.

[Isl@mpress]

TË ngjajshme

“Mbrojtja e shëndetit mendor është e rëndësishme gjatë karantinës”

Radio-Ahireti

Dietologja Suhejla Abazi/ Pini ujë me limon; pastron gjakun, rritë përqëndrimin dhe forcon sistemin imunitar!

Radio-Ahireti

Fakte në lidhje me trurin që mund ta ndryshojnë jetën tuaj

Radio-Ahireti

Kurani dhe Suneti si antidepresiv

Radio-Ahireti

Si do të përfundojë pandemia e koronavirusit?

Radio-Ahireti

Një sunet i harruar – Ecja këmbëzbathur

Radio-Ahireti