beogradi-i-vazhdon-kercenimet-ndaj-pjesetareve-serbe-te-fsk-se

Beogradi i vazhdon kërcënimet ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së

Serbia me anë të mekanizmave të ndryshëm vazhdimisht ka bërë presion mbi qytetarët serb të Kosovës. Një presioni të tillë nuk i kanë shpëtuar as pjesëtarët e FSK-së që vijnë nga komuniteti serb.

Drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Mbrojtjes Ibrahim Shala thotë se për shkak të presionit nga Serbia, shumë pjesëtarë janë larguar FSK-ja pas presionit nga Serbia.

“Gjatë tri viteve të fundit e kemi pasur një dukuri të largimit të pjesëtarëve të komunitetit serb nga FSK-ja. Kuptohet këta nuk e kanë lëshuar me vet dëshirë FSK-në, por për shkak të presionit nga Serbia. Presioni në fillim ka qenë të familjet e tyre e më pas edhe direkt te ata vet. Ata gjatë kalimit në Serbi janë ndaluar dhe janë maltretuar në forma të ndryshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ibrahim Shala.

Drejtori ekzekutiv i QKSS, Mentor Vrajolli thotë se Serbia po i përdorë serbët për interesa të veta.

“Interesi primar i komunitetit serb do të duhej të ishte jeta e tyre e jo interesi i shtetit serb në Kosovë, pasi jo domosdo një marrëveshje finale Kosovë-Serbi do t’ua zgjidhte problemin edhe atyre”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë thotë se presioni i Serbisë ndaj qytetarëve serb në Kosovë është i ndarë në tri faza.

“Që nga përfundimi i luftës Serbia ka bërë presion mbi serbët e Kosovës. Unë do të kisha ndarë presionin në tri faza: Faza e parë – nga paslufta deri në shpalljen e Pavarësisë, faza pas shpalljes së pavarësisë dhe faza e tanishme që po e jetojmë. Ka pasur ndryshim të presionit në varësi të interesave të Serbisë”, deklaroi Drizan Shala.

Presioni ndaj serbëve të Kosovës është duke u zhvilluar edhe nga Lista Serbe që pas këtyre zgjedhjeve pritet të ketë ndikim në më shumë se 10 deputetë.

TË ngjajshme

Daçiq: Lajçak problemet më të mëdha do t’i ketë me Kosovën

Radio-Ahireti

Vdesin tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se ishin helmuar në Shqipëri

Radio-Ahireti

Kurti: Dardania e Vitia janë të gatshme për ndryshime demokratike

Radio-Ahireti

Aksident i rëndë në rrugën Fushë Krujë-Laç, një i vdekur dhe 2 të lënduar

Radio-Ahireti

Pesë të vdekur dhe 318 raste të reja me COVID19

Radio-Ahireti

Rama: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon

Radio-Ahireti