besnik-tahiri-emerohet-minister-i-mpjd-se,-pas-doreheqjes-se-meliza-haradinaj-stublla

Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së, pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zëvendës kryeministrin e parë, Besnik Tahiri.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ndryshe, sot në orët e paradites, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres si dhe nga të gjitha funksionet në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe nga anëtarësia.

Ajo ka thënë se e ndjen obligim moral të jep dorëheqje pas audio-incizimeve ku pretendohet se se janë bërë manipulime me vota.

The post Besnik Tahiri emërohet ministër i MPJD-së, pas dorëheqjes së Meliza Haradinaj-Stublla appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Holandë, një agresor djeg xhaminë në ndërtim

Radio-Ahireti

Mbi 464 mijë euro pagesa për avokatët e të akuzuarve nga Specialja

Radio-Ahireti

Sekretari amerikan letër Vuçiqit, ka një kërkesë lidhur me Kosovën

Radio-Ahireti

Vjena “mbyllet” deri më 11 prill, maskat të detyrueshme edhe në ajër të hapur

Radio-Ahireti

Francë: Ish presidenti Sarkozi dënohet me burg

Radio-Ahireti

6 viktima dhe 730 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti