Image default

Biden përgatitet t’u japë shtetësinë 11 milionë emigrantëve

Administrata e Biden, në bashkëpunim me demokratët po përgatitet të sigurojë një rrugë drejt shtetësisë amerikane për 11 milion emigrantë pa dokumente që jetojnë në SHBA.

Legjislacioni i gjerë do t’u siguronte rrugë për nënshtetësinë 11 milionë emigrantëve, përfshirë ata me Status të Mbrojtur të Përkohshëm, punëtorët emigrantë të fermave dhe njerëzit pa dokumente të ardhur në SHBA si fëmijë, të ashtuquajturit ëndërrimtarët.

Biden përsëriti të martën, më 16 shkurt së ai dëshiron një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumente që banojnë në SHBA.

“Po, ka një gamë të gjerë të gjërave që kanë të bëjnë me imigracionin,” tha Presidenti për CNN.

Mbrojtësit e imigrantëve kanë theksuar nevojën për reformën legjislative pas viteve të vazhdimeve të ndryshueshme të politikave dhe veprimeve ekzekutive që kanë lënë miliona jetë në harresë.

Përpjekja e rrugëve të ndryshme për ta miratuar atë reformë është një domosdoshmëri, argumentojnë ata.

“Ne duam të jemi pragmatikë dhe t’i bëjmë gjërat shpejt,” tha Kerri Talbot, nëndrejtor i Qendrës së Imigracionit.

The post Biden përgatitet t’u japë shtetësinë 11 milionë emigrantëve appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Konfirmohet infektimi për herë të dytë me COVID-19 te disa pacientë në Kosovë

Radio-Ahireti

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë

Radio-Ahireti

LVV-ja synon “legjitimitetin moral” për Kurtin me vota të pavlefshme

Radio-Ahireti

Ushtria e Kosovës bëhet për herë të parë me dy inxhinierë të fluturimit

Radio-Ahireti

Turqia ngre hetime ndaj deputetit holandez

Radio-Ahireti

Dhjetë të vdekur dhe 311 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti