biden:-shume-heret-per-te-permendur-nje-sukses-ne-negociatat-me-iranin

Biden: Shumë herët për të përmendur një sukses në negociatat me Iranin

Presidenti amerikan konfirmoi se prodhimi i uraniumit të pasuruar me 60%, filluar të premten nga Teherani në kundërshtim me angazhimet ndërkombëtare, nuk ndihmonte në daljen nga kriza.

“Megjithatë ne jemi të kënaqur të shohim që Irani vazhdon të marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen që prej javës së kaluar në Vjenë për programin bërthamor iranian”, shtoi ai në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez, Yoshihide Suga në Uashington.

“Mendoj se është shumë herët për të ditur se cili do të jetë rezultati, por ne do të vazhdojmë diskutimet”, theksoi ai.

SHBA-ja dhe Irani po flasin në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, me ndërmjetësimin e europianëve dhe nënshkruesve të tjerë të marrëveshjes së vitit 2015, që synon të pengojë Teheranin të pajiset me armë bërthamore.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i mbylli derën e kësaj marrëveshjeje dhe rivendosi sanksionet amerikane, por Joe Biden theksoi se dëshiron t’i bashkohet me kusht që Republika Islamike të rinovojë angazhimet e saj bërthamore, të cilat ajo i ka tërhequr. /ATSH-AFP/

TË ngjajshme

Gashi: Demaçi s’kishte lidhje me marksizëm-leninizëm, këto ishin shpifje të LDK-së

Radio-Ahireti

Abdixhiku: S’kam pasur ftesë nga VV-ja sepse s’kam flirtuar me ta, s’i ndryshoj bindjet ideologjike

Radio-Ahireti

Kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve për rrëmbimin e dy shqiptarëve nga Maqedonia

Radio-Ahireti

Rrahu gruan dhe vëllanë që tentoi ta ndalonte, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Radio-Ahireti

Osmani për hartën e Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë

Radio-Ahireti

Simiq i kundërpërgjigjet Kurtit për ndryshime kushtetuese për bashkim kombëtar

Radio-Ahireti