bideni-e-paralajmeron-iranin-pas-sulmit-ajror:-beni-kujdes,-s’mund-te-veproni-pa-u-ndeshkuar

Bideni e paralajmëron Iranin pas sulmit ajror: Bëni kujdes, s’mund të veproni pa u ndëshkuar

“Nuk mund të veproni pa ndëshkueshmëri. Kini kujdes”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, kur u pyet nga një gazetar për mesazhin që ka pasur për qëllim të dërgojë me këto sulme ajrore, shkruan Daily Mail.

Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha të premten se Bideni e përdori autoritetin kushtetues për ta mbrojtur personelin amerikan në veprimet e para ushtarake që i autorizoi si komandant suprem i forcave të armatosura.

Shtetet e Bashkuara të enjten kryen sulme ajrore në Siri. Raportohet se nga këto sulme u vranë 22 luftëtarë të përkrahur nga Irani dhe veprimi ishte kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa ndaj caqeve amerikane në Irak, me ç’rast u lënduan disa trupa amerikane dhe u vra një kontraktor më 15 shkurt.

Sulmi ajror u krye nga dy aeroplanë të tipit F-15E, të cilët hodhën shtatë raketa me saktësi të lartë dhe municion të kontrolluar.

John Kirby, zëdhënës i Pentagonit, tha se nga sulmi u shkatërruan plotësisht nëntë objekte, ndërsa dy të tjera nuk mund të jenë më në funksion si pasojë e sulmit.

Shtetet e Bashkuara e bën cak një pikëkalim që përdoret nga grupet militante për të bartur armë në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.

TË ngjajshme

IKD: Gjykatës të Gjykatës Supreme vazhdojnë të marrin shtesa në kundërshtim me ligjin

Radio-Ahireti

Kërkohet ndihmë për 22 vjeçarin nga Gjilani, i duhen edhe 1300 euro për shërim jashtë vendit

Radio-Ahireti

​Policia me kontrolle të rrepta për të parandaluar përhapjen e Covid-19

Radio-Ahireti

Pjetër Shala tash e dy javë i arrestuar, nuk ekstradohet në Speciale

Radio-Ahireti

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve

Radio-Ahireti

Kosova ende pa vaksina, Haxhiu akuzon Kurtin e Hotin për dështim në menaxhimin e COVID-19

Radio-Ahireti