bieber:-propozimi-per-ndryshim-te-kufijve-eshte-kercenim-serioz-per-t’u-injoruar-nga-michel-dhe-von-der-leyen

Bieber: Propozimi për ndryshim të kufijve është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Michel dhe Von der Leyen

“Na nevojitet qartësi sa i përket propozimit jozyrtar për ndarje etnike dhe ndryshime të kufijve që po i atribuohen kryeministrit Janez Jansa. Ose një mohim i qartë ose një refuzim të idesë apo konfirmim. Propozimi është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Charles Michel dhe Ursula Von der Leyen”, ka shkruar Bieber.

Një letër e publikuar nga mediumi slloven “necenzuriano.si’ ku përshkruhet plani për ridefinimin e kufijve të disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor ka nxitur reagime të mëdha. Sot ka reaguar ministri për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili ka thënë se vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme.

Në “non-paper”-in e publikuar nga gazeta sllovene “necenzuriano.si”, e që thuhet të jetë letër që mban autorësinë e kryeministrir slloven, përshkruhet në pika të ndara ridefinimi i kufijve të Kosovës e Bosnje e Hercegovinës.

Për Kosovën përmendet bashkimi me Shqipërinë, derisa përmendet edhe ndarja e Bosnjës dhe bashkimit të “Republika Srpskas” me Serbinë.

Lidhur me këtë dje në një konferencë për media ka folur edhe politikanja sllovene, Tanja Fajon. Ajo ka thënë se Sllovenia duhet të dal më një pozicion të qartë sa i përket perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Derisa ka shtuar se një ide e tillë është tepër e rrezikshme.

TË ngjajshme

Kusari – Lila: Masat anti-covid të rishikohen nga Qeveria

Radio-Ahireti

Uran Ismaili: Çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun familjar

Radio-Ahireti

I masakruan tre familjarë, historia e trishtë e deputetit të Kuvendit

Radio-Ahireti

Mustafa ua jep epitetin e Pinokios deputetëve të VV-së: Zero euro për vaksina, 11 milionë për rrymën në veri

Radio-Ahireti

Izraeli thotë se ‘vlerësimi fillestar’ është që Irani është fajtor për eksplodimin në anijen e tyre

Radio-Ahireti

912 qytetarë gjobiten brenda 24 orëve për mos-respektim të masave antiCOVID

Radio-Ahireti