biznesmeni-nga-diaspora,-kusheri-i-glauk-konjufces-perkrah-pdk-ne-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit

Biznesmeni nga diaspora, kushëri i Glauk Konjufcës përkrah PDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit

Por, ajo që bie në sy në këtë postim në Reçicës është se në fotografi së bashku me të janë Mefail Retkoceri, Lulzim Konjufca e Arlind Retkoceri, shkruan lajmi.net.

E Lulzim Konjufca i cili shihet në fotografi së bashku me kandidatin për deputet të PDK-së, është kushëri i afërt i nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës.

Ndër të tjera, Reçica është shprehur se diaspora do të ketë vend meritor në PDK dhe se do të angazhohet për garantimin e të drejtave të diasporës.

“Me veprimtarë të shquar të diasporës, aktivistë e mbështetës të kahmotshëm të PDK-së, njëherit biznesmen të suksesshëm, të cilët jetojnë e veprojnë në Londër.
Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të takoja e të kalonim momente bashkëbisedimi me Mefail Retkocerin, Lulzim Konjuvcën dhe Arlind Retkocerin.
Diaspora do ta ketë vendin meritor në Partinë Demokratike të Kosovës, do të angazhohemi vazhdimisht për garantimin e të drejtave të diasporës së Kosovës në botë dhe për pjesëmarrje sa më aktive në jetën publike në Kosovë.”, ka shkruar Reçica.

Ky është postimi i tij:

Me veprimtarë të shquar të diasporës, aktivistë e mbështetës të kahmotshëm të PDK-së, njëherit biznesmen të suksesshëm,…

Posted by Elmi Reçica on Friday, February 5, 2021

TË ngjajshme

​Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Vuçiq duket se po bëhet gjithnjë e më agresiv

Radio-Ahireti

Hoti: Merrni shembull Prizrenin dhe Podujevën si qeverisin këta më shirita të kuq

Radio-Ahireti

“U mundua edhe për së vdekuri ta njollos”, reagimi i vëllaut të Donjetës pas arrestimit të kryeplakut

Radio-Ahireti

Deklarata e Ardian Kastratit, sot protestohet para rektoratit

Radio-Ahireti

S’ka shpjegim pse u tërhoq urdhërarresti ndaj Radoiçiqit

Radio-Ahireti

SHBA: Tre mijë e 286 vdekje dhe 198 mijë e 218 raste me COVID-19 brenda 24 orësh

Radio-Ahireti