Bora krijon situatë kaotike në Austri, mbyllen shumë shkolla – mijëra shtëpi mbesin pa energji elektrike

Të reshurat atmosferike të borës kanë shkaktuar sot kaos në disa pjesë të Austrisë, në veçanti në rajonet Korushk, Tirol dhe Salzburg.

Në Korushk dyert e shkollave janë mbyllur për nxënës për shkak të sasisë së madhe të borës, kurse mbi njëmijë shtëpi në Inerkrem do Oberes Meltal kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e të reshurave të mëdha në Korushk janë mbyllur edhe shumë rrugë për qarkullim, duke bërë që të krijohen kolona të gjata. Sipas policisë, në Kacbergtunel autostrada Tauernautoban (A10) është mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Reshje të mëdha kanë ndikuar negativisht edhe në trafikun hekurudhor që është ndalë nga Sladming dhe Grebming. E meteorologët kanë bërë të ditur vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar në perëndim të Austrisë, trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra. /Telegrafi/

TË ngjajshme

Shteti Palestinez

Radio-Ahireti

Fakte interesante për Grenlandën

Radio-Ahireti

Pajtimi i madh arab i Gjirit: Mohammed bin Salman pret dhe përqafon Emirin e Katarit

Radio-Ahireti

Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm – pasagjerët e aeroporteve dërgohen në strehimore (Video)

Radio-Ahireti

Saima Mohsin, gruaja e para muslimane si prokurore federale në SHBA

Radio-Ahireti

Sulmi në një xhami në Oslo po hetohet si akt terrorist

Radio-Ahireti