Image default

Bordi i përkohshëm i KEK-ut e shkarkon Kryeshefin Ekzekutiv të emëruar nga Kurti

Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Kështu ka njoftuar KEK-u përmes një komunikate për media.

“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.

Në këtë vazhdë, BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv  z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

 

TË ngjajshme

​Fauci: Vaksinimi do ta ndryshojë situatën

Radio-Ahireti

Mediat serbe i kthehen propagandës kundër pavarësisë së Kosovës, thonë se Komoret mohojnë njohjen

Radio-Ahireti

Flet 18-vjeçari që u keqtrajtua nga polici: Më ka lënë me pasoja, jam largu prej fakultetit

Radio-Ahireti

Osmani e pasigurtë nëse ka ose jo shtëpi në Marigonë, thotë se nuk ka pastaj e arsyeton kontratën

Radio-Ahireti

Hetimet pa fund për “Autostradën e Gjilanit”, prokurorja rikthehet në punë pas katër muajve

Radio-Ahireti

Kina i dhuron dhjetëra mijëra vaksina Malit të Zi

Radio-Ahireti