brazili-shenon-rekord-te-zi,-gati-2000-vdekje-ditore-nga-covid-19

Brazili shënon rekord të zi, gati 2000 vdekje ditore nga COVID-19

Brazili raportoi numrin më të lartë të përditshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë Covid-19 të martën, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e vendit, me 1,972 viktima të reja, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të koronavirusit të vendit tani është 268,370.

Të martën, ministria raportoi 70,764 raste të reja të konfirmuara me Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve të vendit në 11,122,429 – numri i tretë më i lartë në botë pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë.

Në shtetin juglindor të Sao Paulo të martën, një numër rekord prej 517 vdekjesh të lidhura me Covid-19 u raportuan nga autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit.

Numri i të vdekurve të Sao Paulos tani qëndron në 62,101, me 2,134,020 raste të konfirmuara Covid-19, sipas të dhënave zyrtare. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Vaktiat e Ramazanit 2021 – 1442 h.

Radio-Ahireti

Kongresi amerikan miraton planin e stimulit ekonomik

Radio-Ahireti

​PSD: Arben Vitia – “Dr. Hipokriti”

Radio-Ahireti

​Në Shqipëri do të vazhdojë vaksinimi me AstraZeneca

Radio-Ahireti

Fillojnë përgatitjet për vaksinimin e personelit shëndetësor në Klinikën Infektive

Radio-Ahireti

Gjilani ka aktualisht 150 raste aktive me COVID-19

Radio-Ahireti