Image default

Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’

Deri në fund të javës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pritet të vijnë 71 fluturime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara.

Sipas Garës, deri më 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje.

“Nga data 1 – 7 shkurt kemi pasur 85 fluturime në ardhje, ndërsa nga data 8 – 14 shkurt priten të realizohen 71 fluturime në ardhje”, tha Gara për Telegrafin.

Ndryshe, si pasojë e pandemisë COVID-19, ANP “Adem Jashari” gjatë vitit 2020 ka pasur mbi 1.2 milionë udhëtarë më pak.

Kurse, vitit e kaluar janë realizuar 8 mijë e 878 fluturime më pak.

Destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 kanë qenë, Zvicra me 41.41 për qind, Gjermania me 31.87 për qind, Turqia 13.14 për qind, Austria me 5.10 për qind, Britania e Madhe me 3.53 për qind, Suedia me 1.74 për qind dhe Belgjika me 1.42 për qind. /

The post Brenda kësaj jave priten të realizohen 71 fluturime në ardhje në ANP ‘Adem Jashari’ appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Komuna e Skenderajt: Shoqata “Jetimët e Ballkanit” s’ka sjellë mish të prishur, faji është te frigoriferi

Radio-Ahireti

Biden nuk e ndryshon vendimin e Trumpit në lidhje me Kudsin

Radio-Ahireti

Deputeti i Bundestagut gjerman del hapur në mbështetje të Albin Kurtit

Radio-Ahireti

Asnjë rast i gripit të shpezëve në Kosovë, institucionet po monitorojnë situatën

Radio-Ahireti

Pfizer dhe BioNTech do të reduktojnë përkohësisht furnizimin e vaksinës në Evropë

Radio-Ahireti

KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e votuesve

Radio-Ahireti