Image default

Brusketa me avokado; Të shijshme dhe të shëndetshme

Koha e përgatitjes për 15 feta bagete – 10 minuta

PËRBËRËSIT:

• 2 avokado të pjekura mirë • 4 lugë lëng limoni i freskët • 200 g djathë kremoz Philadelphia ose diçka të ngjashme me të • 1 bagetë

• pak bishta qepe të njomë, të grira imët • kripë, piper i zi, spec i kuq pluhur dhe majdanoz sipas dëshirës

PËRGATITJA:

1 Pasi t’i qërojmë avokadot, u heqim bërthamën, i presim në feta të holla dhe i lyejmë menjëherë me lëng limoni, që të mos nxihen e pasi t’i hedhim në një tas, i shtypim me pirun.

2Shtojmë djathin dhe bishtat e qepës. I përziejmë dhe këto me avokadon dhe pasi ta rregullojmë për kripë e piper e

mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer, deri kur do t’i shërbejmë brusketat.

3Presim bukën në feta rreth 1 cm. I pjekim pak në furrë ose jo dhe vëmë sipër secilës një lugë nga përzierja. I spërkasim sipër me spec të kuq pluhur dhe pak majdanoz dhe i shërbejmë menjëher. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

A mund të konsumohet Kivi me lëkurë?

Radio-Ahireti

Si të bëni lëngun e freskët të frutave më të mirë – Gabimet që po bëni

Radio-Ahireti

Hasude me lëng portokalli – Receta 15 minutëshe

Radio-Ahireti

Receta e piteve të shtëpisë

Radio-Ahireti

Palëpeta krejtësisht të pazakonshme

Radio-Ahireti

Gurabijet me 4 përbërës që iu shkrifen në gojë

Radio-Ahireti