bullgari-–-borisov-nuk-do-ta-paraqes-kandidaturen-per-kryeminister

Bullgari – Borisov nuk do ta paraqes kandidaturën për Kryeministër

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka njoftuar se ai nuk do të kandidojë për Kryeministër në një projekt të ri të kabinetit që do ta paraqes në emër të partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian (GERB) pas zgjedhjeve parlamentare në 4 prill.

Pas takimit të fundit të kabinetit qeveritar Borisov deklaroi se do të propozon një tjetër kandidat për kryeministër në kabinetin e ri.

“Elektorati përsëri na dha mbështetjen e tij më të madhe dhe na vendosi në vendin e parë. Sidoqoftë, unë do t’i publikojë emrat në listën e kabinetit që ne do të propozojmë jo tani, por nga foltorja e parlamentit”, tha ai.

Ndërkohë, të pesë partitë e tjera politike me grup në parlamentin e ri, kanë deklaruar se nuk do t’i japin një votë besimi kabinetit të propozuar nga partia GERB në seanca e parë e cilave do të mbahet më 15 prill.

Showmani Slavi Trifonov, udhëheqësi i partisë “Ekziston një popull i tillë” (ITN), do të duhet të paraqesë një projekt kabinet pas Borisovit, si udhëheqës i partisë së dytë më të madhe politike në parlament.

Sipas procedurës kushtetuese, Presidenti Rumen Radev duhet së pari t’u japë dy partive më të mëdha në parlament mandatin për të formuar një qeveri. /trt

The post Bullgari – Borisov nuk do ta paraqes kandidaturën për Kryeministër appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Aksident i rëndë në Gjakovë, shtatë të lënduar, njëri nga ta në gjendje më të rëndë

Radio-Ahireti

Mbi 5,000 fëmijë të pashoqëruar në paraburgim në kufirin amerikan

Radio-Ahireti

Biden nënshkruan 17 dekrete në ditën e parë të detyrës

Radio-Ahireti

Vaksina Pfizer, e sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç

Radio-Ahireti

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda pak muajsh

Radio-Ahireti

IKD kërkon hetime për avancimet e kundërligjshme në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Radio-Ahireti