bullgaria-do-te-hape-nga-e-hena-shkollat,-restorantet-dhe-kinemate

Bullgaria do të hapë nga e hëna shkollat, restorantet dhe kinematë

Qendrat tregtare do të hapen më vonë javën e ardhshme, dhe kafenetë dhe klubet e natës do të jenë në gjendje të presin mysafirë me kapacitet 50 për qind nga data 29 prill, njoftoi Reuters.

Vendi ballkanik me shtatë milionë banorë regjistroi sot 3.556 raste COVID-19, që është më pak se mesatarja e tri javëve të fundit, e cila ishte rreth 4.000 raste në ditë.

“Ne jemi dëshmitarë të hapave të parë që çojnë në fund të valës së tretë,” tha Angelov, duke shtuar se klasat do të hapen nën mbikëqyrjen e veçantë të rojeve të sigurisë, të cilët do të monitorojnë që shkollat nuk janë të mbipopulluara.

Që nga fillimi i epidemisë, 364.419 raste janë regjistruar në Bullgari dhe 14.034 pacientë kanë vdekur. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Nënkryetarja e LDK-së flet për arsyet që çuan në rënien drastike të partisë

Radio-Ahireti

“Nc, nc, nc”, Rama injoron sërish Kurtin, refuzon t’i komentojë veprimet e tij

Radio-Ahireti

Mjekët flasin pas vaksinimit: Asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht dyshimeve për AstraZenecën

Radio-Ahireti

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Radio-Ahireti

Ekspertët e EULEX-it flasin për sfidat në kërkim të personave të pagjetur

Radio-Ahireti

Bieber: Propozimi për ndryshim të kufijve është kërcënim serioz për t’u injoruar nga Michel dhe Von der Leyen

Radio-Ahireti