bunjaku-rexhepi:-vetem-haziri-mund-ta-beje-nje-hap-para-per-ta-bashkuar-osmanin-me-ldk-ne

Bunjaku-Rexhepi: Vetëm Haziri mund ta bëjë një hap para për ta bashkuar Osmanin me LDK-në

Bunjaku-Rexhepi ka deklaruar se Haziri është një fytyrë unifikuese e cila do ta bashkojë LDK-në për të cilën thotë se është përçarë gjatë kohëve të fundit.

“Me kërkesën tonë të degës në Gjilan, Lutfi Haziri kandidon për kryetar të partisë. Ne kemi bërë presion që ai të kandidojë për të parin e LDK-së. Ai e ka dëshmuar në shumë procese se ka qenë afër LDK-së, pasi është aty që nga fillimi i saj.

“Haziri ka qenë në këtë parti në ditët e mira dhe të vështira. Unë pas asnjë hezitim besoj se shumica e delegatëve do ta mbështesin Hazirin, të gjitha kandidaturat për kryetar janë të mira. Por, unë mendoj se më i duhuri është Haziri, të cilin do ta votojë më 14 mars. Ndër tjera, Haziri gjithmonë e ka dëshmuar se është një fytyrë unifikuese. Ai do ta bashkojë LDK-në nga përçarjet që i kishim. Ai po ashtu do të bëjë bashkë të gjitha gjeneratat e subjektit”.

Bunjaku-Rexhepi ka theksuar se vetëm me Lutfi Haziri mund ta shtyjë Vjosa Osmani që ta bëjë një hap para për rikthimin e saj në LDK.

“Unë mendoj se me Lutfi Hazirin, Vjosa Osmani mund të përafrohet dhe të bëjë një hap para në LDK. Haziri ka votuar kundër shkarkimit të Osmanit si nënkryetare e LDK-së, këtë ai e ka bërë të ditur vetë”.

“Unë besoj se vetëm ai mund ta bëjë një hap për ta bashkuar Osmanin dhe të gjithë ata që janë të hidhëruar, të cilët më parë ishin pjesë e partisë. Me bashkimin e të gjithëve LDK-ja mundet të dalë e para në Kosovë. Ne duhet t’iu kërkojmë falje të gjithëve që i kemi hidhëruar, duhet të ecim para, LDK-ja i duhet Kosovës”, tha ajo në KlanKosova.

Ajo ka pohuar se është pro zgjedhjes së Osmanit si presidente e Kosovës, por ka shtuar se pozita e saj për këtë gjë do të jetë krahas vendimit dhe qëndrimit të partisë që ajo bën pjesë, për të cilin ka thënë se akoma nuk dihet cili do të jetë

TË ngjajshme

Edhe Prizreni fillon me gjoba për partitë, dënon me nga 2 mijë euro PDK-në dhe AAK-në

Radio-Ahireti

COVID-19 në Kosovë: Mbi 10 mijë e 500 raste aktive, 15 komuna kalojnë në zonë të kuqe

Radio-Ahireti

Kandidati për deputet në listën e VV’së ofendon hapur Skënderbeun, LGBTI dhe admiron Erdoganin

Radio-Ahireti

Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK-së prej atyre të partive tjera

Radio-Ahireti

Grenell: Kurti ishte kundër Clintonit në Rambuje, ai do jetë edhe kundër Joe Biden

Radio-Ahireti

“Zgjodhi rrugë terroriste” e “majtist antiamerikanë”, akuzat e njëpasnjëshme të Grenell ndaj Kurtit

Radio-Ahireti