cavusoglu:-pala-greke-refuzoi-te-gjitha-ofertat-e-zgjidhjeve-per-qipron

Çavuşoğlu: Pala greke refuzoi të gjitha ofertat e zgjidhjeve për Qipron

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se përgjatë më shumë se pesë dekadash bisedimesh për të zgjidhur çështjen e Qipros, pala greke hodhi poshtë të gjitha propozimet e zgjidhjes, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në këto 53 vjet, Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë qenë në një qasje jashtëzakonisht konstruktive dhe treguan qëllime të mira, por pala qipriote greke që nuk dëshiron të ndajë asgjë me turqit qipriotë dhe mbështetësin e saj Greqinë refuzoi të gjithë ofertat e zgjidhjes në referendum dhe në tryezë”, tha Çavuşoğlu gjatë takimit me homologun e nga Qiproja Veriore, Tahsin Ertugruloğlu.

Çavusoglu tha se në fund të atyre negociatave, qipriotët grekë u shpërblyen ndërsa qipriotë turq u ndëshkuan.

“Ne nuk kemi më tolerancë për këtë. Prandaj, ne propozojmë një zgjidhje me dy shtete bazuar në barazinë sovrane”, tha ai.

Çavuşoğlu, i cili qëndron në një vizitë pune në TRNC, tha se vizita e tij vjen përpara një takimi jozyrtar 5+1 mbi Qipron që do të mbahet në Gjenevë këtë muaj. Ai theksoi se qëndrimi i përbashkët i Ankarasë dhe Lefkosas do të vendoset gjatë kësaj vizite.

Kryediplomati turk tha se takimi i fundit para se të shkonte në Gjenevë do të mbahet në Ankara dhe më pas ata planifikojnë të shkojnë së bashku në Zvicër.

“Nëse ka një bazë të përbashkët, negociatat mund të fillojnë me parametra të rinj”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se parametrat ekzistues siç janë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk i dhanë dhe nuk do t’i sjellin dobi procesit.

The post Çavuşoğlu: Pala greke refuzoi të gjitha ofertat e zgjidhjeve për Qipron appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

Radio-Ahireti

Përkthimi i parë i Kuranit recituar në gjuhën Rohinga do të dalë së shpejti

Radio-Ahireti

Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Sot pritet të përfundojë numërimi i votave të diasporës

Radio-Ahireti

Opozitarët në Armeni bastisën ndërtesën e qeverisë

Radio-Ahireti

Klinikat dhe spitalet e Kosovës të stërmbushura me pacientë me COVID-19

Radio-Ahireti