cfare-gjeti-sonda-e-nasa-s-ne-mars?

Çfarë gjeti sonda e NASA-s në Mars?

Shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës analizuan imazhet nga sipërfaqja e Marsit të marra nga orbituesi, Reconnaissance. Në to, autorët e studimit, Aditya Khuller dhe Philip Christensen, vunë re që dëshmonin ekzistencën e grimcave të akullit në zonat ku uji ka gërryer tokën, raporton TCh.

Kjo është domethënëse, sipas Khuller, pasi akulli në Mars shkrihet kur është në vende të ulëta dhe më të ngrohta, e kjo nënkupton se mund të ketë ujë të lëngshëm brenda shtresës së akullit, dhe uji I lëngshëm është vendi më I mirë për krijimin e jetës.

“Nëse do të kërkonim për shenja jetë në Mars, duhet t`ia nisim pikërisht nga këtu”, shpjegojnë hartuesit e studimit. “Ne e kemi ditur me kohë se në Mars ka akull”, shtoi Kuller, por është hera e parë që e shohim në zonat pranë ekuatorit, ku mund të shkrijë.

Ekipi shpreson se zbulimet e tij mund ti drejtoje NASA-n dhe agjencitë e tjera se ku të fokusohem, kur të kërkojnë shenja jete në Planetin e Kuq në misionet e ardhshme.

TË ngjajshme

A e dini sa njerëz në botë përdorin iPhone?

Radio-Ahireti

MiG-41, Rusia prezanton planet e avionit gjuajtës hipersonik ‘të gjeneratës së gjashtë’

Radio-Ahireti

Si të aktivizoni logon e Apple tek telefoni juaj

Radio-Ahireti

Facebook bën gati pajisjen e parë për shitje

Radio-Ahireti

Arma e re turke mes më të mirave të ushtrive të NATO-s

Radio-Ahireti

Adoleshenti gjenial deklarohet fajtor për hakimin e faqeve të Twitter të shumë personave të famshëm

Radio-Ahireti