cfare-merr-teknologjia-nga-jetet-tona?

Çfarë merr teknologjia nga jetët tona?

Nga Facebook-u në WhatsApp, nga WhatsApp-i në Twitter,
mandej anasjelltas, dhe kështu na ikën katër apo më tepër orë, bile pa i vënë
re.

Mirëpo, kur e marrim Kur’anin, pasi t’i lexojmë dy faqe e
mbyllim dhe ndihemi sikur jemi nga ata të cilëve u është premtuar Xhenneti.

Ndërsa dijetarët në të kaluarën debatonin nëse mund të kompletohet
leximi i Kur’anit brenda një rekati në namaz, dhe këtë me siguri e kanë bërë…
për ne paraqet diçka të paimagjinueshme.

Ankohemi se nuk kemi bereqet në kohën që e kemi në dispozicion,
ndërsa nuk e vërejmë çfarë na merr kohën.

Celularët na marrin shumë më tepër se kohën, ndërsa këtë as
që e vërejmë.

Na marrin:

  • Mundësinë për të menduar për gjëra të dobishme,
    sepse truri është vazhdimisht i përqendruar në ekranin e metalit apo plastikës.
  • Mundësinë për kalimin e kohës me familjen,
    pothuajse nuk e dimë me kë jetojmë sepse të gjithë jetojnë në një botë virtuale.
  • Mundësinë për shoqërim me miqtë. Grupet e internetit
    e kanë zëvendësuar nevojën për vizitat në përgjithësi, madje edhe për vizitat e
    Bajramit.
  • Mundësitë për t’i vërejtur veçoritë e familjeve
    tona, që kanë të bëjnë me përfaqësime joreale të të tjerëve.
  • Mundësinë për bukuritë e tubimeve të xhematit dhe
    madje edhe të ligjëratave. Sot, edhe ata që kanë mundësi dhe kohë për të shkuar
    në një ligjëratë të drejtpërdrejt, zgjedhin ta bëjnë atë në internet, ndërsa
    ajo kurrë nuk do të jetë e njëjtë.

Mjerisht e kujtojmë kohën kur e lidhëm telefonin me një tel
të zakonshëm ndërsa koha na riktheu me vendosjen e prangave.

Kujdes!
Shumicës ua shkatërroi jetët, ëndrrat madje edhe familjet.

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

TË ngjajshme

Kaq para i fitoi Apple falë pandemisë

Radio-Ahireti

A e dini sa njerëz në botë përdorin iPhone?

Radio-Ahireti

Kështu mund t’i ktheni postimet që i keni fshirë në Instagram

Radio-Ahireti

Instagram publikon një risi interesante

Radio-Ahireti

Shefi ekzekutiv i Twitter e ka nxjerrë në shitje postimin e tij të parë si art digjital, çmimi është $2,500,000

Radio-Ahireti

Gjermanët krijojnë telefon 30% më të lehtë me një material të ri

Radio-Ahireti