ch:-ministrja-keller-sutter:-“nuk-eshte-vote-kunder-myslimaneve”

CH: Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve”

Ministrja e Drejtësisë e Zvicrës Karin Keller-Sutter ka folur e para në konferencën për media që posa ka mbaruar, pas marrjes së rezultatit të votimit të sotëm pro iniciativës popullore për ndalimin e mbulesës, shkruan albinfo.ch.

“Këshilli Federal dhe Parlamenti ishin shprehur kundër një ndalimi të tillë në kushtetutë. Popullsia dhe shumica e kantoneve (18) e shohin këtë ndryshe. Dispozita e re kushtetuese drejtohet kundër të gjitha llojeve të mbulimit të fytyrës, por tehu i debatit dihet se ka qenë rreth burkës dhe nikabit”.

Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht. Ajo e përshëndet faktin se edhe zërat e myslimanëve ishin pjesë e debatit. Për ta, ky rezultat nuk është votë kundër këtij grupi të popullsisë, përcjell albinfo.ch.

Ajo gjithashtu tregon se ka vende islamike që ndalojnë mbulesën e fytyrës. Ndalimet e mbulesës tashmë zbatohen në kantonet e Ticinos dhe St. Gallenit, dhe në shumë të tjerë vlen ndalimi i maskimit. Kjo tani e tutje do të zbatohet në të gjithë Zvicrën.

Por si do të shkojë më tutje? Karin Keller-Sutter tregon se kjo iniciativë nuk i jep autoritet nivelit federal. Kantonet tani kanë dy vjet për të zbatuar vullnetin e shprehur të votuesve. Me rezultatin e votimit, gjithashtu “del nga loja” edhe kundër-propozimi indirekt i qeverisë, transmeton albinfo.ch. Të kujtojmë: ky propozim kërkonte që mbulesa e fytyrës të hiqej vetëm në raport me autoritetet, kur kërkohet identifikimi i personave që mbajnë mbulesë të tillë. /albinfo

The post CH: Ministrja Keller-Sutter: “Nuk është votë kundër myslimanëve” appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Vetëvendosje ia mori LDK-së bastionin e Pejës, reagon Gazmend Muhaxheri

Radio-Ahireti

BE mbështet fuqizimin e shërbimit korrektues dhe sprovues në Kosovë

Radio-Ahireti

Presidenti Biden përdor autoritetin ekzekutiv për të kontrolluar dhunën me armë zjarri

Radio-Ahireti

Mbi 700 pacientë me Covid-19 të shtrirë në spitalet e Kosovës

Radio-Ahireti

Rekord rastesh me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

S’ka zgjedhje të presidentit, mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës

Radio-Ahireti