covid-19,-gjendje-alarmante-ne-infektive

COVID-19, gjendje alarmante në Infektivë

Infektologu Arben Vishaj në Klan Kosova bëri të ditur se Klinika Infektive vazhdon të mbetet e ngarkuar sidomos pas përhapjes së variantit të ri britanik të COVID-19.

“Për momentin i kemi 117 pacientë të hospitalizuar dhe është e vërtetë që varianti britanik është prezent në vendin tonë dhe mbase ky variant ka ndikuar në përhapjen më masive të infeksionit me COVID”.

“Gjendja paraqitet pothuajse e njëjtë – e rëndë sikur që ka qenë gjithmonë. Kjo është një gjendje krejtësisht e veçantë nga protokollet e sëmundjeve infektive”, tha Vishaj.

Infektologu mes tjerash bëri të ditur se kohëve të fundit është rritur kohëzgjatja e hospitalizimit teksa për trajtim dominojnë moshat e shtyera.

“Çdo ditë dikur tre deri në pesë pacientë ndodhë që i lirojmë. Por, menjëherë brenda ditës këto vende mbushen ndërsa kohëzgjatja e trajtimit është më e rritur – ne ende për këtë muaj nuk i kemi bërë parametrat statistikore që ta dimë me përqindje më të saktë. Në përgjithësi është rritur kohëzgjatja e hospitalizimit”.

“Dominojnë moshat e vjetra por kohëve të fundit kemi edhe mosha që janë të mesme që trajtohen në klinikën tonë”.

TË ngjajshme

​Nga sot testet PCR do të kryen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan

Radio-Ahireti

Dhjetra të vdekur nga një sulm me makinë bombë në Afganistan

Radio-Ahireti

New York Times për Kosovën: Në një vend të dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit

Radio-Ahireti

Trazirat e Marsit: Rrëfimi i babait që iu mbyt djali në lumin Ibër

Radio-Ahireti

Vishi i Nismës thotë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore pas moscertifikimit të listës

Radio-Ahireti

Hamza: Nëse rrimë në sallë e ia bëjmë Osmanit kuorumin më s’ka peshë a votojmë për apo kundër

Radio-Ahireti