daciq:-mos-te-provojne-t’i-sjellin-serbise-“non-paper”-lidhur-me-kosoven

Daçiq: Mos të provojnë t’i sjellin Serbisë “non-paper” lidhur me Kosovën

Daçiq, duke folur në “TV Pink”, tha se pret presion të ashpër në lidhje me çështjen e Kosovës, por vuri në dukje se, megjithatë, situata në terren është e ndryshme tani dhe se Serbia nuk është më në një situatë “vetëm të dëgjojë dhe të shohë se si reagojnë fuqitë e mëdha”.

“Presioni do të rritet, por gjithçka varet nga udhëheqja politike që është në Beograd dhe ne nuk do të pranojmë të shantazhohemi. Nëse dikush planifikon të sjellë një ‘non – paper’ në Serbi, le të mos humbasin kohë”, tha Daçiq.

Ai vuri në dukje qëndrimin e përsëritur të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Serbia dëshiron kompromis dhe marrëveshje, por nuk pranon kurrfarë shantazhe që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës.

“Ne gjithmonë kemi qenë për dialog, nuk kemi qenë kurrë në favor të nënshkrimit të diçkaje, e që pastaj të mos e zbatojmë, siç ka bërë Prishtina. Do të ketë presion të rëndë, por nëse dikush dëshiron marrëdhënie korrekte, ne jemi këtu”, tha Daçiç, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse ‘non paper’ mund të jetë rezultat i vizitave të paralajmëruara të Lajçakut dhe Palmer-it, Daçiç tha se ato vizita mund të arsyetohen me zgjedhjet që u zhvilluan në Kosovë dhe për të parë se si do të jetë situata kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut, por që më shumë se kaq nuk mund të pritet sepse, siç tha ai, qeveria e Kosovës nuk është formuar ende.

“Ajo qeveri do të jetë shumë ekstreme, ata refuzuan çdo dialog, nuk është asgjë optimiste tani në kuptimin se pala shqiptare është e pafajshme dhe se dikush e sheh fajtorin tek ne, kjo nuk është më ashtu”, tha Daçiq.

TË ngjajshme

Hoxhaj: Të dielën, së bashku, do ta shkruajmë një faqe të re në historinë e Kosovës

Radio-Ahireti

KQZ mblidhet sot për të proceduar pas vendimeve të Supremes

Radio-Ahireti

​SHBA, të rinjtë janë ata që po “ushqejnë” infektimet

Radio-Ahireti

Limaj: Duhet të presim edhe 24 orë për të parë listën e Nismës Socialdemokrate

Radio-Ahireti

​Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, dhjetë persona janë dërguar deri më tani për trajtim në Turqi

Radio-Ahireti

Memli Krasniqi: VV po i rrahë qytetarët – nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës

Radio-Ahireti