dash,-thirrje-kosoves-t’i-jape-perparesi-dialogut-me-serbine

DASH, thirrje Kosovës t’i japë përparësi dialogut me Serbinë

Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke”, tha Price.

Ai tha se SHBA-ja e përgëzon popullin e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare, që u mbajtën më 14 shkurt.

“Ne shpresojmë të punojmë me Qeverinë, sapo ajo të formohet, për çështjet prioritare, për të avancuar paqen, drejtësinë dhe begatinë në Kosovë dhe në rajonin më të gjerë”, tha Price, raporton Rel.

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë i fitoi Lëvizja Vetëvendosje.

Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, tha se prioritet i tij nuk do të jenë negociatat me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.

TË ngjajshme

Latifi: Zgjedhjet i fitoi Albin Kurti, nuk i ka fituar as Vjosa Osmani e as VV’ja

Radio-Ahireti

S’ka zgjedhje të presidentit, mbyllet seanca e Kuvendit të Kosovës

Radio-Ahireti

“Kemi mbet që 1 vit brenda si në burg”, vaksinimi ua kthen shpresën të moshuarve

Radio-Ahireti

Mbledhja LDK-së, Abdixhiku thotë se do të kërkojnë përgjegjësi

Radio-Ahireti

Haziri flet për ministrat e Qeverisë Kurti, këto dy figura i duken premtuese

Radio-Ahireti

Balje: Tash koha e Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës do t’i shohin aftësitë e tij

Radio-Ahireti