Image default

Debati në këshillin e sulltan Sulejmanit (tregim udhëzues)

Të gjithë në Stamboll filluan të flasin për të… për një njeri të çuditshëm i cili papritmas u shfaq dhe zhvilloi diskutime të çuditshme me dijetarët e tij.

Kush ishte ky njeri dhe cila ishte tema e diskutimit të tij?

Ai quhej Mulla Kayiz dhe thuhej se ishte nga Irani. Tema e debatit të tij, të cilën ai e potenconte në mesin e njerëzve të Stambollit, kishte të bënte me pejgamberin Isa (a.s.), kinse ai ishte më i mirë se pejgamberi Muhamedi (a.s.),s., dhe kinse feja e krishterë ishte më e mirë se Islami. Gjatë debatit, ai të gjitha këto i argumentonte me disa ajete kuranore dhe me hadithe të Pejgamberit, duke i interpretuar ato, duke i bërë të paqarta dhe duke i çuar në qëllimin e tij.

Pasi qëu përhap dhe u dëgjua lajmi për këtë njeri të çuditshëm dhe për tregimin e tij në mesin e banorëve të Stambollit, masa e njerëzve filluan të protestojnë dhe të zemërohen për shkak të këtij njeriu. Veziri i Madh dërgoi për ta thirrur këtë njeri dhe për ta vendosur para Këshillit të sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

Njeriu iu gëzua kësaj ftese… prandaj, ai pati sukses në veprimtarinë e tij euforike në Stamboll për të tërhequr vëmendjen tek vetja e tij dhe u bë i famshëm; për të dëgjoi personalisht sulltan Sulejmani, i cili organizoi një debat midis tij dhe dijetarëve të tij; ai ishte i bindur se padyshim do ta fitonte debatin.

Mulla Kayizi u paraqit në divanin e sulltanit në kohën e caktuar. Veziri i Madh u ul me disa vezirë të tij. Gjithashtu, aty ishin edhe dy persona të afërm me dijetarët të cilët nuk i kishte parë më parë. Sa i përket sulltan Sulejmanit, ai ishte ulur pas një perdeje të fshehur ku nuk e shihte askush, në mënyrë që ta dëgjonte debatin.

Veziri i Madh filloi duke e pyetur Mulla Kayizin për rregullsinë e asaj që kishte dëgjuar për pretendimet e tij, të cilave Mulla Kayizi iu përgjigj në mënyrë pozitive. Veziri i Madh i kërkoi atij që të paraqiste prova për pretendimet e tij,kurse për të debatuar me të i kishte sjellë dy dijetarë: myftiun e Anadollit dhe myftiun e Rumelisë, të cilët i prezantoi para tij.

Mulla Kayizi filloi duke argumentuar dhe sqaruar pretendimin e tij; ai citoi ajete dhe hadithe të cilat konfirmojnë pozicionin dhe pretendimet e tij. Dy dijetarët e kundërshtuan atë duke shpjeguar anën e keqe të interpretimit të tij për këto ajeteve dhe haditheve, si dhe atë që është e keqe në kuptimin e tij për to. Ata filluan t’ia tregojnëatij interpretim e drejtë të asaj që u tha më sipër. Mirëpo, Mulla Kayizi, duke mos u tërhequr nga pozicioni i tij dhe këmbëngulja e vendosur, vazhdoi debatin, i cili zgjati disa orë pa rezultat, derisa dy studiuesit u mërzitën dhe thanë se ai konsiderohet renegat i Islamit, dhe nëse nuk pendohet dhe nuk tërhiqet nga mendimi i tij, ai duhet të dënohet. Por Veziri nuk lejoi t’i ndodhte asgjë, madje e lejoi të shkojë.

Pasi u largua Mulla Kayizi, sulltan Sulejmani, i cili e dëgjoi tërë debatin, e thirri Vezirin e Madh dhe i tha:

– Si e lejove që të shkojë? A nuk i dëgjove thirrjet e rreme që ai bëri?

Veziri tha: -Por ajo ishte një ballafaqim i ideve jo i fuqisë; o sulltan, ne nuk mund ta ndalojmë atë që të flasë në Këshill, prandaj e lejova që të shkojë.

Sulltani: – Çka po mendon, pra? Ta lejojmë kështu që ta mbjellë të keqen?

Veziri: – Së pari, disi mos të lejohet të flasë, dhe kur të bëhet kjo, nëse nuk pendohet, ne do ta zbatojmë dënimin e sheriatit ndaj tij.

Sulltani: – Si ta bëjmë këtë kur ai është kaq kokëfortë?

Veziri: – Mund të jetë dikush që mund ta bëjë këtë, o sulltan.

Sulltani: – Kush është ai?

Veziri: – Ai është Shejhul-Islami, Ibnul-Kemali.

Sulltani: – Ftojeni menjëherë atë që të zhvillojë debat në praninë tonë.

Për herë të dytë, u vendos që në Këshill të zhvillohet debat. U shfaq Mulla Kayizi, i mbushur me krenari dhe famë të cilën e kishte fituar në këtë mënyrë… por kësaj here, para tij ishte një dijetar i një kalibri tjetër. Para tij qëndronte personalisht dijetari i famshëm Ibnul-Kemali.

Debati nuk zgjati shumë kësaj here. Ibnul-Kemalii mbylli të gjitha dyert dhe rrugët para Mulla Kayizit; e bllokoi atë me dije dhe logjikë, derisa e solli në një gjendje ku nuk mund të thoshte më asgjë. Ai e uli kokën dhe heshti. Sulltani dëgjoi gjithçka që po ndodhte dhe kur Mulla Kayizi heshti, shpirti i tij u mbush me gëzim.

Ibnul-Kemali priti një kohë të shkurtër dhe, pasi që heshtja e Mulla Kayizit zgjati, ai e urdhëroi të bënte tevbe dhe të kërkonte falje nga Zoti, përndryshe do të konsiderohej si renegat(i larguar nga feja) dhe mbi të do të zbatohej dënimi i sheriatit. Por Mulla Kayizi u ndje i poshtëruar për shkak të humbjes që pësoi, por në të njëjtën kohë edhe dinjitoz për shkeljen që bëri. Ai, në vend që të pendohej dhe të kërkonte falje nga Zoti, pasi që iu bë e ditur se ku kishte gabuar në pretendimin e tij, ai shpërtheu nga zemërimi dhe me një lumë fjalësh nënçmuese filloi t’i bërtiste Ibnul-Kemalit… kësaj here nuk u shty, por u zbatua ndaj tij dënimi për renegat (i larguar nga feja).

Autor: Orhan Mehmet Ali;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË ngjajshme

A ju intereson,se a keni furnizim të mjaftueshëm, dhe sa jeni të lumtur deri më tani?

Radio-Ahireti

Dhurata për shkak të borxhit

Radio-Ahireti

Nëse dëshironi të bëheni të njohur në qiej, bëni këto pesë gjëra!

Radio-Ahireti

Nëse doni të keni një ditë të lumtur dhe të rehatshme…

Radio-Ahireti

“Fenomeni i dhunës tek adoleshentët dhe trajtimi i tij nga prizmi fetar”

Radio-Ahireti

“O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat…”

Radio-Ahireti