denimi-i-pal-lekajt-per-korrupsion-dhe-te-tjereve,-gjykata-nuk-ia-fali-besimin-dy-ekspertizave-financiare

Dënimi i Pal Lekajt për korrupsion dhe të tjerëve, gjykata nuk ia fali besimin dy ekspertizave financiare

Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shaqir Zika, me anëtarët e trupit gjykues, Mentor Bajraktari dhe Besarta Doli, i akuzuari Lekaj është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe të akuzuarit tjerë, përkatësisht ish-zyrtarët tjerë të komunës, Gani Rama dhe Ismet Isufi janë dënuar me kusht për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gani Rama është dënuar me 1 vit burgim me kusht, ndërsa Ismet Isufi me 1 vit e 6 muaj burgim me kusht.

Në aktgjykim thuhet se dënimet me burgim ndaj të akuzuarve të lartcekur nuk do të ekzekutohen, nëse të njëjtit nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej 2 vitesh për secilin.

Ndërsa, ndaj të akuzuarit Veli Hajdaraga për mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi gjykata kishte shqiptuar dënimin unik me gjobë në shumën prej 8 mijë euro, si dhe dënimin me burgim me kusht prej një 1 viti.

Trupi gjykues kishte shqiptuar edhe dënim plotësues ndaj të akuzuarve Gani Rama, Ismet Isufi dhe Pal Lekaj, që përfshinë ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose në shërbime publike në kohëzgjatje prej 2 vitesh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Katër të akuzuarit gjithashtu janë obliguar që Komunës së Gjakovës t’ia kompensojnë dëmin në shumën prej 69,786 euro, në afat prej një viti, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

TË ngjajshme

Kërkohet ndihmë për 22 vjeçarin nga Gjilani, i duhen edhe 1300 euro për shërim jashtë vendit

Radio-Ahireti

Bunjaku-Rexhepi: Vetëm Haziri mund ta bëjë një hap para për ta bashkuar Osmanin me LDK-në

Radio-Ahireti

Pse Agim Bahtiri nuk duhet të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës?

Radio-Ahireti

Policia e Nju Jorkut zbulon laboratorin e drogës pranë një shkolle

Radio-Ahireti

Flet qytetari nga Vitia që një pitalkë për syfyr i kushtoi 200 euro

Radio-Ahireti

“S’do lejojmë që FETO të na helmojë”/ Zyrtari turk në Tiranë: Do çojmë në 1 miliard shkëmbimin tregtar

Radio-Ahireti