Deputeti gjerman për liberalizimin e vizave: Ndoshta do të jetë shpërblim për Krishtlindje

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë CDU të kancelares Angela Merkel, Peter Beyer është shprehur kundër idesë për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, ndërsa iu ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, ku dha porosi edhe sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, i ndërprerë pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntor 2018.

“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë që ka. Është vërtet dëm që jo të gjitha shtetet e kanë njohur Kosovën. I bëj ftesë 5 vendeve që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve dhe është një fushatë shumë e shkurtë, kështu që i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e Kosovës. Gjithashtu kemi biseduar, dje isha në Beograd, kam bërë ftesë atje për të rifilluar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Qeveria e re që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Jemi të gatshëm si në të kaluarën të mbështesim Kosovën”, tha Beyer.

I pyetur se sa është Gjermania në mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, deputeti Beyer tha se nuk mund të japë datë të caktuar, por kjo mund të ndodhë para Krishtlindjeve.

“Gjermania është në shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë. Vërtet nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, mirëpo ndoshta do të jetë shpërblim për Krishtlindje”, tha ai. /kp/Telegrafi/

TË ngjajshme

Naser Ramadani: Vaksina do të vijë së shpejti

Radio-Ahireti

Dhurata më e bukur në vigjilje të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Radio-Ahireti

Kurti: Ky është prioriteti im i parë si kryeministër

Radio-Ahireti

Vetëvendosje synon ta formojë e vetme Qeverinë, presin numërimin e votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Radio-Ahireti

Të shtëna me armë zjarri në “Rrugën B”, plagosen dy persona

Radio-Ahireti

Pakistani fillon vaksinimin COVID për të moshuarit

Radio-Ahireti