derguti-thumbon-ish-shefin-e-saj:-patriarket-kunder-patriarkatit

Dërguti thumbon ish-shefin e saj: Patriarkët kundër patriarkatit

Në marshin protestues të organizuar nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, morën pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Siç duket, për ta, ka reaguar ish-deputetja e LVV-së dhe bashkëpunëtorja e Kurtit, Aida Dërguti.

“Patriarkët kundër patriarkatit”, ka shkruar shkurt Dërguti duke qeshur.

Ky marsh u organizua me qëllim që të kthehet vëmendja e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbanin thirrje konkrete kundër dhunës dhe targetonin dhunën dhe vrasjet që kanë ndodhur ndaj grave gjatë vitit 2020.

TË ngjajshme

Vëllezërit rrahën mes vete me grushte dhe mjete të forta për pronë

Radio-Ahireti

Numërohen 100 për qind të votave: VV 47.85%, PDK 17.41%, LDK 13.08%

Radio-Ahireti

Analisti: Kurti e Osmani është dashur të tregojnë çfarë ndodhi në veri

Radio-Ahireti

Osmani tek tani shqyrton faljen e të burgosurve, kritikohet se po demotivon ata me sjellje të mira

Radio-Ahireti

Hoxhaj: Letra e Biden parametër i ri, unë adresa e vetme ta përmbyllë dialogun

Radio-Ahireti

Llajosh Drenica, la aktrimin për të vrarë shqiptarët

Radio-Ahireti