detaje-te-reja-per-vdekjen-e-16-vjecarit-me-coronavirus,-flet-drejtoresha-e-qkmf-se-ne-viti

Detaje të reja për vdekjen e 16-vjeçarit me coronavirus, flet drejtoresha e QKMF-së në Viti

Nga QKMF në këtë komunë thotë se i riu kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, por që sipas tyre virusi ia përkeqësoi gjendjen.

I riu tashmë i ndjerë kishte marrë tretman edhe në QKMF-në e Vitisë por menjëherë me rekomandim të mjekëve është dërguar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kodolli-Halili thotë se 16-vjeçari ishte hospitalizuar që nga marsi.

“Në viti pacienti është paraqitur nga 1 marsi kur kishte temperaturë. Ishte i zënë në fyt dhe saturimin e ka pasur diku 87%. Mjeku i urgjencës kur e ka parë gjendjen e tij me ambulancë e ka përcjellë në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, deklaroi për Dukagjinin, Kadolli-Halili.

Kadolli thotë se i riu kishte sëmundje që nga lindja.

“Fatkeqësisht pacienti kishte sëmundje shoqëruese që nga lindja. Për ne ka qenë rast i njohur pasi është trajtuar shumë herë për probleme të ndryshme shëndetësore. Ai ka qenë me retardim, por që gjendje i është përkeqësuar pasi është prekur nga coronavirusi”.

Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat e fshatit Verban.

TË ngjajshme

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi

Radio-Ahireti

Maqedonia publikon bilancin 24 orësh të koronavirusit

Radio-Ahireti

Gjykata merr vendim për dy të akuzuarit që ishin nisur në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it

Radio-Ahireti

Palushi: Vetëvendosje mos t’iu drejtohet gjykatave nëse mendon se janë të kapura

Radio-Ahireti

Haradinaj: Nuk është në rregull që Kurti të mos kandidojë për deputet

Radio-Ahireti

“E turpshme”, Serbia pret kërkim falje nga ambasadori gjerman në Beograd

Radio-Ahireti