Image default

Dhembshuria e muslimanëve ndaj muslimanëve të tjerë…

Abdusamed Nasuf Bušatlić

Dhembshuria e muslimanëve ndaj muslimanëve të tjerë është në përputhje me shkallën e besimit (imanit)

Ibn el-Kajim el-Xhevzije ka thënë: “Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të treguar dhembshuri ndaj muslimanëve:

– Dhembshuria me pasuri

– Dhembshuria me reputacionin

– Dhembshuria fizike dhe ndihma

– Dhembshuria me këshilla dhe udhëzime

– Dhembshuria me lutje dhe kërkimi i faljes për ta

– Dhembshuri me keqardhje.

Dhembshuria e muslimanëve ndaj muslimanëve të tjerë është në përputhje me shkallën e besimit; sa më i fortë dhe më i madh të jetë besimi, edhe dhembshuria është më e fortë, ndërsa sa më i dobët të jetë besimi, edhe dhembshuria dhe ndjeshmëria  për muslimanët është më e dobët. Pejgamberi (savs), i ka bashkuar të gjitha llojet dhe aspektet e përmendura të dhembshurisë ndaj sahabëve të tij. Prandaj, shkalla e dhembshurisë së pasuesve të tij ndaj njëri-tjetrit, varet nga qëndrueshmëria në ndjekjen e sunetit të tij.

Përmendet se një grup muslimanësh kishte hyrë te i devotshmi i famshëm Bishr el-Hafi në një ditë të ftohtë me shi, dhe e kishin gjetur atë gjysmë të zhveshur dhe të strukur në një cep të dhomës.

Ata e kishin pyetur: ‘Çfarë ndodhi me ty, o Abu Nasr?’

Ai ishte përgjigjur:  “Unë i kujtova të varfrit të cilët nuk kanë rroba të mjaftueshme dhe që vuajnë shumë nga të ftohtit në këtë ditë, dhe nuk kam asgjë me çka t’i ngushëllojë dhe tu shprehi dhembshurinë time për ta, kështu që në këtë mënyrë desha ta ndaja dhimbjen me ta.”(Ibnul -Kajjim, El-Fevaid);

Përkthim: Miftar Ajdini

TË ngjajshme

Përse zemërohesh?

Radio-Ahireti

Dhikri që çon në Xhenet

Radio-Ahireti

Morali i tij ishte Kurani

Radio-Ahireti

Sa është i rëndësishëm mendimi i mirë për të tjerët?!

Radio-Ahireti

Mos e tradhtoni amanetin që vetë e keni kërkuar

Radio-Ahireti

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Radio-Ahireti