Image default

Dhikri, abdesi dhe shoqëria e mirë janë mbrojtja më e mirë nga shejtani

Njeriu nga shejtani mund të mbrohet në tri mënyra të thjeshta, ato janë:

1. Përmendja e vazhdueshme e Allahut të Madhërishëm.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen!”(er-Ra’d, 13/28)Gjithashtu thotë:“Më kujtoni Mua, e Unë ju kujtoj juve.” (el-Bekareh, 152)

Ibn Abasi (r.a.),ka thënë: “Shejtani përkulet pranë zemrës së njeriut. Nëse njeriu e përmend Allahun, shejtani humbet, ndërsa nëse është neglizhent, shejtani i pëshpërit.”

Njeriu nga shejtani mund të shpëtojë vetëm duke përmendur Allahun. Dhikri është fortifikimi më i mirë dhe arma e besimtarëve. Ai është dëshira e robërve të mirë të Allahut, fortesë e të devotshmëve dhe shpatë e atyre që e kanë njohur Allahun. Kush e përmend shumë Allahun do të jetë i mjaftueshëm për të, do të jetë i mbrojtur. Ndërsa kush largohet nga përkujtimi dhe përmendja e Allahut, ai është nisur gjurmëve të shejtanit dhe iu është nënshtruar mashtrimeve dhe metodave të tij.

2. Abesi.

Shejtani shkon vetëm te njerëzit e përlyer dhe vazhdimisht të ndyrë. Vendbanime të tij janë vendet endyra dhe të shkatërruara, si dhe zemrat që nuk e kanë njohur Zotin e qiejve dhe të Tokës. Shejtani e dëshiron papastërtinë, e do atë dhe ngjitet pas ndyrësive. Ai që është rregullisht me abdes, është mbrojtur nga shejtani. Shumica e atyre që goditen nga prekja dhe ndikimi i shjetanit janë njerëz të ndyrë. Shejtani u ngjitet atyre, sepse ai ka qenë prej xhindeve, por bëri mëkat kundër urdhrit të Zotit të tij.

3. Shoqëria e mirë.

Shoqëri e mirë janë njerëzit e mirë dhe të ndershëm, të cilët falin namaz, lexojnë Kuran, shkojnë në xhami, e ndjekin sunetin  Pejgamberit (savs). Njerëzit e tillë luftojnë kundër shejtanit dhe do të ndihmojnë edhe ty në atë luftë. “Ujku e ha atë dele e cila ndahet nga tufa.”Sot, bandat kriminale bashkohendhe ua zënë pritënrobërve të mirë të Allahut, të cilët janë në rrugën e pejgamberëve. Të tillët do të largojnë ty nga Rruga e drejtë dhe nga ibadeti, kurse atë që e ke ti tek Allahu do ta zëvendësojnë me zemërimin, përbuzjen dhe mallkimin e Tij. Ali ibn Ebi Talibi (r.a.) ka thënë: “Grumbulloni aksione të shoqërisë së mirë për këtë botë dhe për botën tjetër.”

E pyetën të pranishmit:“Mirë për këtë botë, por pse për botën tjetër?”

Ai u përgjigj: “A nuk thotë Allahu i Madhërishëm:‘Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njeri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.’ (ez-Zuhruf, 67)

Autor: dr. Aid el-Karni;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

TË ngjajshme

Dëshpërimi dhe humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, është mëkat më i madh…

Radio-Ahireti

Morali i tij ishte Kurani

Radio-Ahireti

Unë e dua Pejgamberin e Allahut, po ty?!

Radio-Ahireti

Rëndësia e Israsë dhe Miraxhit në kohën tonë

Radio-Ahireti

Serum i zemrës – ëmbëlsia e duasë

Radio-Ahireti

Le ta rrisim thesarin e veprave të mira të fshehta,sepse Allahu i do veprat e tilla

Radio-Ahireti