Image default

Dhjetë viktima dhe 340 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

411 TË SHËRUAR DHE 340 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.715 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 340 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

The post Dhjetë viktima dhe 340 raste të reja me Covid-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

18 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Kurti: Nuk do të bëjmë koalicione pas 14 shkurtit, atë e kemi bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin

Radio-Ahireti

Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë ish-presidentit amerikan Trump Drejtori financiar i

Radio-Ahireti

Nga fillimi i pandemisë 1,568 kosovarë kanë humbur jetën nga Covid-19

Radio-Ahireti

Një ditë pas vrasjes së 15 vjeçarit në Prizren, protestojnë banorët: Drejtësi për Lirimin

Radio-Ahireti

DW: Mungesa e mallrave në veri, një krizë e orkestruar

Radio-Ahireti