Image default

Dhurata më e bukur në vigjilje të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar në Skenderaj artisten e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi, e cila po synon që në vigjile të përvjetorit të Pavarësisë të arrijë edhe një rekord të ri botëror për Kosovën.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte kënaqësi e madhe të shihte pamjen mahnitëse të flamurit tonë me të cilin synohet të thyhet një rekord tjetër botëror.

“Artistja e dy rekordeve Guinness, znj.Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtri të rrallë 127,400 letra origami”, bëri të ditur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, me këtë rast tha se përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovën, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës.

The post Dhurata më e bukur në vigjilje të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Policia me operacion bastisjeje, sekuestrohen armë zjarri dhe substancë narkotike

Radio-Ahireti

Konfirmohet infektimi për herë të dytë me COVID-19 te disa pacientë në Kosovë

Radio-Ahireti

KQZ numëron mbi 50 për qind të votave – LVV me 48,12%, pasur nga PDK me 18,33 për qind dhe LDK 13,71%

Radio-Ahireti

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 879 raste të reja me COVID-19

Radio-Ahireti

Thaçi, Veseli dhe të tjerët që janë në Hagë regjistrohen si votues për zgjedhjet e 14 shkurtit

Radio-Ahireti

Akuzohet imami në Francë për deklaratën se Erdoğan administron pandeminë më mirë se Macron

Radio-Ahireti