“dialogu-prioriteti-numer-kater”,-​lajcak-flet-pas-takimit-me-kurtin

“Dialogu prioriteti numër katër”, ​Lajçak flet pas takimit me Kurtin

“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.

Pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.

Ndërsa, kandidati për kryeministër, Albin Kurti pas takimit tha se se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, tha Kuri.

Ndërkohe, Lajçak u takua edhe me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett si dhe me me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Ferizajasi gjuan me armë për t’i shpëtuar qenëve endacakë

Radio-Ahireti

KQZ-ja mund të shpallë sot rezultatet përfundimtare

Radio-Ahireti

Zhduket avioni në Janinë, piloti që e drejtonte nuk kishte diplomuar ende

Radio-Ahireti

Mbushen terapitë intensive, Merkel nuk përjashton vendosjen e karantinës

Radio-Ahireti

Vetëvendosje mbledh nënshkrimet për seancën ku pritet të votohet Presidenti i Kosovës

Radio-Ahireti

Fushata e Abrashit me paret e shtetit, nënshkruan memorandume milionëshe më komunat e LDK-së

Radio-Ahireti