Edhe pse në kohë pandemie, zyrtarizimi i njohjes në mes dy shteteve ka dëshmuar se diplomacia mes vendeve është e mundur edhe në kushte të tilla.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mënyra se si u skenuan dhe më pas dërguan dokumentet e krijimit të marrëdhënieve diplomatike.
“Diplomacia në kohën e # COVID. Zyrtarët e MPJ-së izraelite skanojnë dhe dërgojnë me faks shënime për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Çitaku në Instagram./Lajmi.net/