Image default

Dita kur priten reshje të reja bore në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

“Java e dytë e muajit shkurt do të vijoj me kushte të ndryshueshme atmosferike. Parashihet të ketë diell shi erë dhe borë. Deri ditën e enjte parashihet mot i ndryshueshëm dhe herë-herë me reshje shiu duke mos i përjashtuar edhe intervalet me diell. Nga dita e premte vendi ynë do të ndikohet nga masat e ftohta të ajrit të cilat do të krijojnë kushte që gjatë vikendit të sjellin reshje bore ndonëse të intensitetit të dobët, por që parashihet të ketë rënie të theksuar në fushat termike. Temperatura minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-12m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit shpejtësia maksimale e ajrit mund të arrijë deri 18m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kjo situatë e ndryshueshme meteorologjike do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit. Gjatë vikendit pos reshjeve do të ketë edhe ngrica dhe apelohet që ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në rrugë. /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Konjufca: Jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%

Radio-Ahireti

Të shtëna me armë në Mitrovicë, dyshohet për vrasje

Radio-Ahireti

OBSH: Mbi 8 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit nga përdorimi i duhanit

Radio-Ahireti

Izraeli miraton ligjin që lejon zbulimin e emrave të njerëzve të pa vaksinuar

Radio-Ahireti

U gjuajt me vezë, megjithatë Kurti arrin të takohet me drenicakët në Prekaz

Radio-Ahireti

Kurti: S’mundemi me i mbushë ambasadat e ministritë me kushëri, ata janë për shtëpi e për gazmende private

Radio-Ahireti