Image default

DnV: Deri në ora 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve

Procesi i votimit në të gjithë vendin po vazhdon të vëzhgohet nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” me qëllim të informimit të rregullt të publikut mbi mbarëvajtjen e këtij procesi.

Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 13:00, dalja e qytetarëve në votim në nivel vendi është raportuar të jetë 19.8% (margjina e gabimit 0.52%).

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime e ndarë sipas rajoneve e nxjerr Prishtinën 2% më lartë se mesatarja në nivel vendi.

Ndërsa, dalja në Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë sillet në kuadër të mesatares së përgjithshme.

Gjakova dhe Peja kanë regjistruar dalje më të ulët për 2% ndërsa dalja në Prizren është edhe më e ulët përkatësisht 4% më e pak se mesatarja në nivel vendi. Për dallim, në komunat me shumicë serbe dalja ka tejkaluar për 10% mesataren e daljes në nivel vendi.

Deri në ora 13:00, në 26% të vendvotimeve, është raportuar për zbatim të pjesërishëm të masave për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19 gjatë votimit, ndërsa në 1% të vendvotimeve këto masa nuk po respektohen fare. Në 41% të vendvotimeve, kërkesa për të hequr maskën për nevoja identifikimi është bërë vetëm pjesërisht, ndërsa në 27% të vendvotimeve votuesve nuk u është kërkuar fare heqja e maskës.

The post DnV: Deri në ora 13:00 kanë votuar 19.8% e votuesve appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

27 vite që nga masakra e xhamisë Harem-i Ibrahim në El-Halil të Palestinës

Radio-Ahireti

Katër viktima dhe 670 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Radio-Ahireti

Mustafa: Kah mesi i marsit zgjidhet kryetari i ri, LDK do rikthehet edhe më fuqishëm

Radio-Ahireti

Tetë viktima dhe 373 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Radio-Ahireti

Pandemia në Kosovë: Provokimi i Serbisë për vaksinat

Radio-Ahireti

Zjarr në një objekt banesor në Prishtinë, lëndohen disa banorë

Radio-Ahireti