Image default

“Do të shkoj Lumezi”, Këshilli Prokurorial i reagon Kurtit, ia bën me dije se s’është kompetent për shkarkimet

“Do të shkoj Lumezi”, tha Kurti dje duke aluduar në shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, shkruan lajmi.net.

KPK ndërkaq me anë të një reagimi për media ka kërkuar që kandidatët të mos përzihen në punën e gjyqësorit, sepse kjo përbën direkt ndërhyrje në punën e drejtësisë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) respekton të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë të secilit individ dhe subjekt politik, mirëpo deklarimet dhe qëndrimet e kandidatëve, të cilët janë pjesë e fushatës zgjedhore, duhet të jenë të përmbajtura dhe në respektim të plotë të ndarjes së pushteteve dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.

Po ashtu, KPK ia ka kujtuar Kurtit se kryeprokurori i shtetit zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial dhe askujt tjetër.

“Kryeprokurori i Shtetit zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial të Kosovës, prandaj detyrat, obligimet dhe mandati i tij janë të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike”, thuhet më tutje në reagim.

“Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të deklarimit të Këshillit Prokurorial /Lajmi.net/

TË ngjajshme

Ashkalinjtë në mes mjerimit dhe shpresës, kërkojnë që fokusi të mos jetë vetëm te serbët

Radio-Ahireti

Balje ironizoi me sloganin e LDK-së, Gecaj i kundërpërgjigjet keq

Radio-Ahireti

Varianti i ri i COVID-19 mbërrin në Kosovë, vjen një apel nga IKSHPK-ja

Radio-Ahireti

Ekspertët të shqetësuar nga variantet e reja të Covid-19, thonë se akoma nuk dihet rrezikshmëria e tyre

Radio-Ahireti

Shala: 50 anëtarë të Nismës në Vushtrri iu bashkuan AAK-së

Radio-Ahireti

Gjatë pandemisë janë ngritur vrasjet dhe dhuna në familje, kanë rënë vjedhjet dhe grabitjet

Radio-Ahireti