don-mikel-sopi-tregon-se-si-i-shpetoi-familjaret-e-te-masakruarve-te-mejes

Don Mikel Sopi tregon se si i shpëtoi familjarët e të masakruarve të Mejës

Famulltari kishte shërbyer në rrethinën e Gjakovës, ku kishte ndihmuar dhe strehuar familjarët e të masakruarve dhe të vrarëve në luftë.

Ai ka treguar një rast kur kishte shpëtuar shumë pjesëtar të familjar të të masakruarve të Mejës, transmeton Telegrafi.

“Kam qenë për specializim në Romë nga viti 1994-98, ku kohë pas kohe kam ardhur në Kosovë, por kam pasur probleme për me hy pasi mendonin se jam duke propaganduar atje për politikë. Një javë para luftës erdha dhe ishte në Bishtazhin të Gjakovës”, tha fillimisht ai.

“Më njoftuan se siguria ishte jo e qëndrueshme dhe një mik më informoi rreth saj. Vendosa që ta largoj personelin dhe mbeta vetë dhe kam qëndruar me popullin. Familjarët e të masakruarve të Mejës kanë qenë me mua dhe kam qëndruar me ata. Mund të them se kjo i ka shpëtuar ata”, tha Don Mikeli në Kojshia Show në RTV21.

Kujtojmë se në masakrën e Mejës u vranë të paktën 377 civilëve shqiptarë të Kosovës, prej të cilëve 36 ishin nën 18 vjeç. Ajo u krye nga policia serbe dhe forcat e Ushtrisë Jugosllave në Operacionin e Rekës, i cili filloi pas vrasjes së gjashtë policëve serbë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ekzekutimet ndodhën më 27 Prill 1999 në fshatin Meja afër qytetit të Gjakovës, gjatë Luftës së Kosovës. Viktimat u tërhoqën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Meja dhe familjet e tyre u urdhëruan të vazhdonin për në Shqipëri.

Burrat dhe djemtë u ndanë dhe më pas u ekzekutuan nga rruga gjersa shumë prej trupave të viktimave u gjetën në varret masive të Batajnica. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka dënuar disa gjeneralë të ushtrisë dhe policisë serbe për përfshirjen e tyre.

TË ngjajshme

Edhe Franca, Italia e Gjermania pezullojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas

Radio-Ahireti

Gruaja e Kim Jong-un shfaqet për herë të parë në publik pas një viti

Radio-Ahireti

Pas shumë viteve pritje, shiten për hekur veturat e konfiskuara

Radio-Ahireti

Drejtorët në shkollat e Prishtinës të papërgatitur profesionalisht

Radio-Ahireti

COVID-19: Mbi 13 mijë raste aktive, spitalet të bllokuara nga pacientët në pritje të vaksinave të para

Radio-Ahireti

​Numërohen mbi 75% e votave: PD i merr një mandat PS-së

Radio-Ahireti