Image default

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Sipas një njoftimi për shtyp të hënën, Trump ka krijuar zyrën e ish-presidentit në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida, raporton The Indipendent.

Zyra thuhet se do të veprojë si një mjet për paraqitjet dhe deklaratat e ardhshme publike të Trump.

Zyra do të drejtohet nga ndihmës të ish administratës Trump si dhe zyrtarë të tjerë të stafit.

Deklarata tha se Trump “do të jetë gjithmonë një kampion për popullin amerikan.”

Trump nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me planet e tij të ardhshme, por kjo lëvizje ka të ngjarë të ndeze spekulimet se ai mund të kandidojë përsëri për President në vitin 2024.

Si ish-president, Trump ka të drejtën e ‘Ish Presidentëve Aktiv’ i cili ndihmon në krijimin e një fondi për çdo president sapo ata janë larguar nga Shtëpia e Bardhë dhe u jep atyre akses në informimet e sigurisë, sigurinë personale, shëndetin dhe kujdesin mjekësor dhe një pension.

TË ngjajshme

Hoxhaj dhe Tahiri: Në 100 ditëshin e parë do të iniciojmë themelimin e Gjykatës Komerciale

Radio-Ahireti

Serbia do të prodhojë vaksinën ruse, Vuçiç: Do të plotësojmë nevojat tona, do të ndihmojmë edhe fqinjët

Radio-Ahireti

Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti kërkoi një Skendërbe politik, e kishte Fisnik Ismailin por e largoi

Radio-Ahireti

AAK del nga koalicioni me LDK-në në Viti

Radio-Ahireti

Hoti: LDK punon e nuk flet me megafon si në regjimet e mëparshme

Radio-Ahireti

Policia në Tuz mbyll bizneset e gastronomisë

Radio-Ahireti