dorezohet-ne-polici-personi-qe-rrahu-per-vdekje-nje-qytetar-ne-ferizaj

Dorëzohet në polici personi që rrahu për vdekje një qytetar në Ferizaj

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj, teksa thotë se dorasi ishte larguar nga territori i Kosovës.

“Lidhur me rastin e lartëshënuar,ju njoftojmë se sot me 02.03.2021 rreth orës 17:30, B.SH.(m/Kosovar) i dyshuari i cili ishte larguar nga Republika e Kosovës, në prezencë të avokatit mbrojtës është paraqitur në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Ferizaj ku i  njejti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit”, thuhet në komunikatë.

Përleshja fizike kishte ndodhur më 22 shkurt në një pompë derivatesh, ku si pasojë e plagëve të rënda nga sulmi fizik, personi 50-vjeçar kishte ndërruar jetë.

“Për motive ende të panjohura i dyshuari  ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar  50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45  nga ana e mjekut jemi njoftuar  se viktima  kishte ndërruar jetë”, thuhej në komunikatën e dërguar nga policia. /Lajmi.net/ 

TË ngjajshme

Fatmir Limaj reagon meqë KQZ nuk e certifikoi si parti

Radio-Ahireti

Tentoi t’i jepte 10 euro si ryshfet policit kosovar, nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Radio-Ahireti

Osmani i shkon në zyre Kurtit, ende pa i siguruar votat zyra e kryeministrit i referohet si “presidente në ardhje”

Radio-Ahireti

Rrëmbehet një vajzë në Istog

Radio-Ahireti

399 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, mbi 11 mijë raste të reja në Gjermani

Radio-Ahireti

IKD: Gjykatës të Gjykatës Supreme vazhdojnë të marrin shtesa në kundërshtim me ligjin

Radio-Ahireti