Image default

Drekë sikur e gatuante gjyshja: Mish pule me perime nga furra

Drekë e thjeshtë, e shëndetshme dhe preferuar për të gjithë

Nuk ka më të shijshëm se mishi dhe perimet nga furra, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 400 g mish pule;
– 300 g patate;
– një qepë e vogël;
– karota;
– 2 speca;
– një kub viçi për supë;
– kripë;
– piper;
– erëza, sipas shijes.

Përgatitja:

Lyeni një enë me pak yndyrë apo vaj, varësisht nga ajo që përdorni.

Pritni mishin e pulës në bërxolla të holla, ndërkaq perimet pritni në kube.

Shtoni erëzat dhe kubin e shkrirë për supë. Qitni ujë, pastaj mbuloni enën me folie, në mënyrë që të vlojë më mirë.

Piqni në 180 gradë afërsisht një orë, apo derisa të zihet mirë.

Kur të bëhet gjysmë e pjekur hiqni folien në mënyrë që mishi të piqet më mirë.

Ju bëftë mirë! 

The post Drekë sikur e gatuante gjyshja: Mish pule me perime nga furra appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Receta e drekës – Mish me qepë dhe hudhra

Radio-Ahireti

Sa herë mund të ripërdoret vaji për skuqje – Kur nis rreziku për shëndetin

Radio-Ahireti

Tavë me presh dhe qumësht – Receta tradicionale

Radio-Ahireti

Supë me qofte – Receta tradicionale nga Shqipëria

Radio-Ahireti

Palëpeta krejtësisht të pazakonshme

Radio-Ahireti

Receta e ditës – Bukë misri me vaj ulliri

Radio-Ahireti