e-konfirmon-abdixhiku:-po,-do-te-jem-kandidat-per-kryetar-te-ldk-se

E konfirmon Abdixhiku: Po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së

Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e kësaj partie që do të mbahet të dielën, më 14 mars.

Kandidaturën e tij e ka konfirmuar Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, duke thënë se këtë vendim e ka marrë pas mbështetjes nga votuesit dhe nga anëtarët e LDK-së, të cilët ia kanë kërkuar një gjë të tillë.

Abdixhiku se kjo do të jetë një garë dhe nuk do të ketë marrëveshje.

“Përtej mbështetjes së votuesve që mora sërish, ditëve të fundit nga anëtarë e mbështetës të LDK-së kam marrë kërkesë për t’i prirë ndryshimit të madh. Përveç konsideratë, ky është nderim. Thirrjet më vijnë nga delegatë, veprimtarë e votues nga të gjitha qytetet e Kosovës; nga të gjitha gjeneratat e kontribuesve; nga të gjitha rajonet. Më 14 mars, do ta pranoj këtë kërkesë e këtë propozim si privilegj dhe si përgjegjësi. Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.

Përveç, Abdixhikut, edhe Anton Quni ka deklaruar se do të jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.

Quni e ka konfirmuar kandidaturën gjatë një interviste në njërin nga televizonet në Kosovës, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye dhe faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehur mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Vetëvendosje brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”.

Kandidatura e tij për kryetar të LDK-së vjen pasi Isa Mustafa dha dorëheqje nga ky post pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi pas mbledhjes së Kryesisë së partisë ka thënë se e kanë diskutuar datën 14 mars ku parashihet të mbahet Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Ndryshe, Statuti i LDK-së e përcakton se kandidaturat për kryetar bëhen në punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh që “secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, secilit kandidatë potencialë i nevojiten 178 vota përkrahëse për të hyrë në listën e kandidatëve për kryetar.

Por, në rast se kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.

Në historinë e LDK-së, kjo është hera e parë që një kryetar jep dorëheqje. LDK-ja është themeluar më 1989 dhe që atëherë ka pasur tre kryetarë: Ibrahim Rugova (bashkëthemelues i partisë), Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

The post E konfirmon Abdixhiku: Po, do të jem kandidat për kryetar të LDK-së appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Adriana Hoxhiq: Do ta votoj Qeverinë Kurti

Radio-Ahireti

Kamberi akuzon opozitën serbe se po heshtin ndaj diskriminimit të shqiptarëve nga pushteti i Vuçiqit

Radio-Ahireti

Rrënoja të xhamisë nga dekadat e hershme të Islamit gjenden në Izrael

Radio-Ahireti

Pfizer/BioNTech theksojnë se vaksina mbron për 6 muaj

Radio-Ahireti

MSH-ja arsyetohet pas dështimit për të siguruar vaksinat, pranon se s’ka marrëveshje me Pfizerin

Radio-Ahireti

Anglia ashpëron masat, 6 mijë euro gjobë kush shkon me pushime jashtë vendit

Radio-Ahireti