Image default

E shtuna tragjike në rrugët e Kosovës, pesë të vdekur e 15 të lënduar në aksidente komunikacioni

Pesë persona kanë humbur jetën, kurse 15 të tjerë janë lënduar në pesë aksidente të ndryshme komunikacioni që kanë ndodhur në rrugët e Kosovës, në 12 orët e fundit.

Fundjava në Kosovë ka nisur me pesë aksidente tragjike në rrugët tona, ku si pasojë kanë humbur jetën pesë persona kurse 15 të tjerë kanë marrë lëndime të rënda e të lehta trupore.

Aksidenti i parë ka ndodhë, të premten mbrëma rreth orës 22:40 në rrugën Gjilan-Feriza, ku si pasojë e një përplasje mes dy veturash, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar

Sipas policisë deri te aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i veturës  ‘BMW’ me targa ‘06 ‘shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës e humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundër ku me anën e djathtë përplasët në veturën ‘Seat-Leon’ me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Serbisë, veturë e cila ne atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan, shkruan Telegrafi.

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj, dy të vdekur e dy të lënduarAksident i rëndë në rrugën Gjilan-Ferizaj, dy të vdekur e dy të lënduar

Ndërsa, në një aksident tjetër, sot rreth orës 9:30, dy persona kanë humbur jetën e tre të tjerë janë lënduar rëndë, në një aksident komunikacioni që ka ndodhur ndërmjet një kombi të udhëtarëve dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht afër fshatit Peqan të Suharekës.

Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova"Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ndërkaq, në një aksident tjetër, që ka ndodhur sot në orën 11:50, në rrugën Lipjan-Shtime, një person ka ndërruar jetë, kurse dy të tjerë kanë lënduar. Në aksident janë të përfshirë dy vetura.

Aksident në rrugën Lipjan-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduarAksident në rrugën Lipjan-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Edhe dy aksidente me shtatë persona të lënduar kanë ndodhur në Istog dhe Fushë Kosovë.

Në aksidentin që  ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut,  janë përfshirë tri vetura ku katër persona kanë mbetur të lënduar.

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në IstogKatër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog

Ndërsa, në një tjetër aksident, që ka ndodhur sot në orën 11:20, në Bresje të Fushë Kosovës, e ku janë përfshirë katër vetura, janë lënduar katër persona.

Lëndohen katër persona nga një aksident komunikacioni në Fushë KosovëLëndohen katër persona nga një aksident komunikacioni në Fushë Kosovë

Numri i aksidenteve me fatalitet në rrugët e Kosovës vazhdon të jetë i madh.

Nga muaji janar e deri në muajin gusht të vitit 2019, në 59 aksidente fatale në vendin tonë kanë humbur jetën 69 persona.

Në janar të vitit të kaluar, në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji i ri për komunikacionin i cili parasheh dënime nga 300 deri në 900 euro për shkelësit e rregullave në trafik si dhe konfiskimin e pikëve nga patent-shoferët për ngasësit problematikë. /Telegrafi/

TË ngjajshme

Haradinaj më 1 korrik në Francë për liberalizimin e vizave

Radio-Ahireti

Liderët kryesorë evropianë urojnë Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë

Radio-Ahireti

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Bregun Perëndimor

Radio-Ahireti

Sondazhi i PIPOS: LVV 40.95%, Nisma 3.15%

Radio-Ahireti

321 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Radio-Ahireti

Edhe 58 vendvotime shkojnë në rinumërim, KQZ jep arsyjet

Radio-Ahireti