edhe-15-mije-doza-te-tjera-te-vaksines-pfizer-vijne-sot-ne-shqiperi

Edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer vijnë sot në Shqipëri

Nga sot kontingjentit të vaksinave në dispozicion të autoriteteve shëndetësore në Shqipëri iu shtohen edhe 15 mijë doza të tjera.

Njoftimin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, sipas së cilës brenda 10 ditëve priten edhe 14 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës Astrazeneca në kuadër të programit Covax.

“Duam që të përmbyllim në një kohë shumë të shpejtë vaksinimin e stafeve tona mjekësore, siç e kemi thënë, brenda dy javëve të para të muajit mars, duke ecur gjithashtu edhe me grupet prioritare të popullatës, siç janë të moshuarit +80 vjeç dhe më pas të vijojmë vaksinimin e grupeve të tjera”, tha Manastirliu.

Ndërkohë sot do të mblidhet sërish Komiteti Teknik i Ekspertëve në një mbledhje jashtë radhe pas akuzave të epidemiologëve dhe analistëve për rrezikun që kanoset nga prezenca e varianteve të reja.

The post Edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinës Pfizer vijnë sot në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

TË ngjajshme

Turqia fillon dy operacione të reja kundër terrorizmit

Radio-Ahireti

Propozohet që nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore në pushim një javorë, nesër merret vendimi

Radio-Ahireti

Koreja e Veriut akuzon KS-OKB-në për standarde të dyfishta

Radio-Ahireti

1.5 milion ‘të gjithë të vaksinuar’ gati për të kryer umren gjatë Ramazanit

Radio-Ahireti

Media belge kritikon krerët evropianë Michel dhe von der Leyen

Radio-Ahireti

Mesazhi i Biden për migrantët: Mos ejani këtu

Radio-Ahireti